• |
ide | kryesore

Buffon kërkon të ndryshojë rregullin 149 vjeçar: “T’i zmadhojmë, portierët tani janë nga 2 metra!”

Sport
Buffon



Futbolli modern tani është një sport ndryshe në krahasim me atë të 30-40 viteve më parë. Janë evoluuar lojtarët, skemat, stadiumet dhe gjithashtu edhe për shkak të futjes së teknologjisë. Në të ardhmen gjërat mund të ndryshojnë akoma duke vazhduar në rrugën e evolucionit. Gigi Buffon gjithashtu beson se disa gjëra duhet të përmirësohen për të bërë një shkëputje nga e kaluara. E ndër to, sipas ish-portierit legjendar, është madhësia e portave.

PORTAT ME MASAT E VITIT 1875

Gianluigi Buffon tashmë është pjesë e stafit të kombëtares së Italisë. I intervistuar nga Tuttosport ai ka dashur të sjellë në plan të parë një reflektim mbi matjet e portave aktuale. Ish-portieri i Parmës, Juventus dhe PSG-së tregoi se si matjet datojnë në ato të vitit 1875. Një botë futbolli krejtësisht e ndryshme nga ajo aktuale, edhe për shkak të fizikut të portierëve dhe lojtarëve të fushës. Kështu Buffon nënvizoi se duhet të ndryshojnë edhe dimensionet e portave në të ardhmen: “Kam filluar në vitin 1998 dhe kam qenë ndër portierët më të gjatë. Në vitin e fundit të karrierës sime te Parma, shumë herë kam qenë ndër më të gjatët nga 22 lojtarët në fushë por jo i kampionatit. Kishte portierë dhe lojtarë më të gjatë se unë”.

Lexo më tej: “Mund të shkonte më mirë”. Spalletti ankohet për shortin, Buffon për Shqipërinë: “Duhet ta kapim me pinca”

ZMADHIMI I PORTAVE

Propozimi i Buffon: “Nëse portierët janë më të gjatë dhe më të mëdhenj, edhe futbollistët godasin më fort. Tridhjetë vjet më parë një goditje nga tre nga distanca ishte gol, sot ndoshta një goditje nga 50. Në fund të fundit, edhe në volejboll po mendojnë të rrisin lartësinë e rrjetës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *