• |
ide | kryesore

Video/ De Ketelaere spektakolar, dy gola e asist për Miranchuk: Atalanta shkon në çerekfinale me Milan

Sport, Video
Miranchuk



Atalanta do të jetë kundërshtari i Milan në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Bergamaskët mundën pa probleme Sassuolo (që eksperimentoi me një mbrojtje me tre lojtarë) në raundin e 1/8 me rezultatin 3-1. Portagonist absolut ishte ish-lojtari i kuqezinjve De Ketelaere, i cili shënon një dygolësh mes minutës së 24′ dhe 63′. Belgu asistoi edhe për golin e tretë të Miranchuk, që bëri 3-0 në minutën e 71′. Edhe rusi nuk ishte më i pakët: gol, një goditje traverse dhe një pasim vendimtar. Goli i flamurit pastaj për jeshilzinjtë u shënua nga Boloca në minutën e 95′.

Shumë diferencë në këmbë, uri dhe entuziazëm. Atalanta mposhti 3-1 një Sassuolo herë pas here të turpshme dhe asnjëherë të bindur se mund tia dilte përballë magjisë së treshes Pasalic (asist), Miranchuk (gol dhe asist), De Ketelaere (dygolësh e asist). Atalanta meritoi çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Milan, të mërkurën 10 janar në San Siro. Emilianëve u mbeti në memorje nga kjo mbrëmje vetëm goli i vonuar dhe i parëndësishëm i Boloca. Për De Ketelaere një revansh i vërtetë duke qenë se kthehet si kundërshtar ndaj skuadrës që e largoi si dështim.

Lexo më tej: Video/ Milan në çerekfinale të Kupës së Italisë: dygolëshi i Jovic, Traore e Leao thyejnë 4-1 Cagliarin

GOLAT E MBRËMJES



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *