• |
ide | kryesore

Punimet, ARRSH njofton devijimin e trafikut në Unazën e Durrësit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Punimet, ARRSH njofton devijimin e trafikut në Unazën e Durrësit



Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ditën e hënë, më 8 janar, do të bëhet devijimi i trafikut trugor në rrugën e Unazës në Durrës.

“Në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë, Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të bëhet devijimi i trafikut rrugor në rrugën e Unazës në Durrës; në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, datë 8.01.2024 – 12.01.2024.

Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, thuhet në njoftim.



1 Comment

  1. E di që në ARRSH ka vetëm çuna tirone edhe vetëm harta tirone pooo…un katnari nga dr si me ja bo se smora vesh gjo ça mbikalimi o ky vallahi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *