• |
ide | kryesore

Plumb kokës të riut në Vlorë, snajperi e priti për cigaren në ballkon

Arkiva, Kryesore, Lajme
snajper. sinomati, ballkoni



Që kur ishte kthyer nga Belgjika, Gëzim Sinomataj dilte shpesh për të pirë cigare në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri’ në Vlorë. Nuk kish si ta dinte se ky ves do të shfrytëzohej për t’i marrë jetën.

Persona ende të panjohur po e prisnin me armë në dorë 23 vjeçarin, që ky të dilte për cigaren e radhës dhe rreth orës 22:00 e qëlluan me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në ballkon.

Viktima ishte djali i Sokol Sinomatajt, një ish-anëtar i bandës së Gaxhait që veproi në vitin 1997 në Vlorë. I ati është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Që në atë kohë, hakmarrja e ka ndjekur familjen Sinomataj. Dy vite më parë, xhaxhai të viktimës, Bernard Sinomatajt iu bë atentat me tritol.

Pas ngjarjes, autorët u larguan me një makinë BMë, e cila u gjet duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

Mbetet e paqartë nëse hetuesit kanë arritur të gjejnë të dhëna të cilat mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

22-vjeçari Sinomataj jetonte në Belgjikë dhe ishte kthyer për të kaluar vitin e ri në vendlindje, megjithëse ishte i ndërgjegjshëm se familja e tij ishte në hasmëri.

Emri i tij, fatkeqësisht u lidh ngushtë me atë të xhaxhait të tij, të cilit i kishte marrë edhe emrin. 27 vite më parë, kur Gëzim Sinomati nuk kishte ardhur ende në jetë, iu vra xhaxhai. Ndaj edhe për nder të këtij të fundit, prindërit i vendosën emrin e tij. Por fatkeqësisht të përbashkët do të kishin edhe fatin.

Gëzim Sinomati (i madhi) u vra në vitin e mbrapshtë 1997 nga grupet kriminale që operonin në qytetin e Vlorës, por ekzekutimi i tij nuk u zbardh kurrë. Dje, 27 vite më vonë, për shkak të të njëjtave pazare të pambyllura u qëllua për vdekje edhe nipi i tij, vetëm 22 vjeç./Lapsi.al



5 Comments

    1. Mbi 20 vjet pas vrasjes së ish-drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi dhe bombës tek supermarketi i Vefa-s, lirohen nga të gjitha akuzat të akuzuarit; 10 anëtarët e bandës së ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”. Ata kanë shumë vite në arrati dhe me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda mund të vijnë lirisht në Shqipëri.

      Vendimi u dha pas një kalvari të gjatë gjyqesh, ku anëtarët e organizatës u dënuan në mungesë nga “burg përjetë” deri në “22 vite burgim”. Emrat e djemve të ish-ministrit të Brendshëm, Aredin Shytit janë përmendur gjithnjë si krerët e kësaj organizate.

      Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thënë disa here se “Hakmarrja për Drejtësi” ka qenë organizata kriminale më e madhe në vend në vitet 1992-1996. Ata arritën të largohen nga vendi gjatë trazirave të ’97-ës dhe kanë marrë azil politik në vendet e Europës dhe nuk kanë vuajtur asnjë dite dënim nga burgu që u ishte dhënë në Shqipëri, por gjithnjë kanë kërkuar pafajësinë deri në ditën e sotme kur e arritën atë. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi sot të shpallë të pafajshme “Hakmarrjen për drejtësi”.

  1. Ish-studenti i Mjekësisë është sot ndoshta i vetmi ish-komunist i viteve ’60 që ka ngelur aktiv në politikë. Aty e futi Ramiz Alia, por në Tiranë e ka sjellë një… mjek.

    Mjeku quhet Rexhep Ndoçi dhe në Tropojë e dinë që ishte pikërisht ndërhyrja e doktor Rexhepit që Sali Berisha të fillonte mësimet në politeknikumin mjekësor në Tiranë në vitin shkollor 1958-1959.Salihu quajti bande per qefin e tij kurse dy gjykata i falen nga shpifjet prej qefi qe salihu kishte bere per femijet e shytit o Miri i salihut

    1. Te kujt ishin gjykatat që falën mafiozët e “hakmarrjes”, prodhim i drejtpërdrejtë i ish-sigurimit të shtetit?!!

      …. Edhe Azemi u vra me urdhër të mafiozëve të ish-sigurimit komunist…. farë e keqe satanike!

  2. Salianji rrëmbeu shkopin e bejsbollit kundër njerëzve të Berishës, Grida përdori gjithë logorenë e saj kundër Berishës, dhe çfarë nuk kuptohej nga fjalët kuptohej nga vrenjtja e vetullave, Gazmend Bardhi përdori gjithë qartësinë e tij kundër Berishës, Ina Zhupa provoi dorën sefte për kameramane të Lulit kundër Berishës, Roland Bejko provoi sefte dhunën e Berishës kundër tij si armik.me keqardhje per ty Miri gjykatat e prokurorine i kishte bere salihu komunist me 6 mujorsha te plepat,duhet te jesh Idiot funksional ne qoftese mendon se drejtesine nuk e kishte kapur salihu qe arrestoje nanon me urdher personal te dhe avokatit te tij sot gjokutaj dhe shkarkimi kryetarit gjykates se larte Zef Brozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *