• |
ide | kryesore

Shkodër/ I moshuari del në ballkon dhe qëllon me armë zjarri në drejtim të tre të rinjëve

Lajme, Të fundit



Tre të rinj kanë shpëtuar mrekullisht pasi u bënë shënjestër e plumbave të një të moshuari. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në lagjen “Rus” në Shkodër. Teksa ndodheshin në rrugë duke biseduar, një i moshuar me iniciale F. H., i armatosur, ka dalë i armatosur nga ballkoni i katit të pestë dhe ka qëlluar drejt tyre. Plumbat nuk kapën asnjërin prej tre të rinjve, ndërsa u dëmtua një automjet i parkuar. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke izoluar zonën për shkak të rrezikshmërisë.

8f25aa5a-1000-4e18-a0fe-44245442cf91 74c9336c-f7fc-49c0-a273-c90ed6736ccc

I moshuari para se të qëllonte mësohet se ka telefonuar policinë duke i kërkuar ndihmë pasi sipas tij jashtë kishte zhurma që po e shqetësonin. Pas pak minutash mori çiften dhe qëlloi në drejtim të të rinjve, kalimtarë të rastit që arritën të shpëtojnë.
Më pas, efektivët i bënë thirrje disa herë që të dorëzohet, por 83-vjeçari  nuk pranoi.

Në momentet kur policia i bënte thirrje për t’u dorëzuar, i moshuari mbushte çiften e tij si një shenjë rezistence. Në këto kushte u desh ardhja e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët nisën një negocim, por sërish 83-vjeçari nuk pranoi të dorëzohej. Pas83-vjeçarit pas arrestimit iu gjet çiftja me të cilën qëlloi në drejtim të tre të rinjve si dhe një armë tjetër automatik kallashnikov që e mbante në shtëpi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Çiften deri në vitin 2012 e kishte me leje, ndërsa prej asaj kohe e mbante pa leje në banesë. Ndërkohë mësohet se shtetasi F. H. vuan nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa ka edhe disa sëmundje të tjera si dhe ka humbur shikimin tek njëri sy.



3 Comments

  1. SHTETI KAPI NJE KRIMINEL VET SHTETIN SI BURIM KRIMI DHE KRIMINALIZIMI NE NJE SHEKULL TE GJITH POPULLIT NGA CDO KENDVESHTRIM ,E POHOJN VET PROBLEME ME SHENDETIN MENDOR ,PROBLEMATIKAT E SHKAKTUAR NGA POLITIKAT LIGJET E KETI SHTETI KORRUPSIONI I BEN NJERZIT TJU IKIN MENDJA TE MOS PERBALLOJN ME ,TE VJELLIN TE VRITEN PER PRON NDER GJITHCKA, I POHON VET SHTETI ,SHKAQET E KRIMEVE ,POR HARRON TE PERMENDI BURIMET SEPSE ESHTE VET ,TANI KY POPULL PO PERJETON QART RENDIMENTIN E ANGAZHIMIT NJE SHEKULLORE NGA NJE SHTET QE KA DAL NGA KUPTIMI SHTET NGA NJERZ QE KAN DALUR NGA KUPTIMI NJEREZ , BINDUNI O NJERZ SE LARGIMI NGA E VERTETA NUK SJELL VLERA POR ANTIVLERA

  2. Lajmet e dites ne albanistan vendi pate aksidente i dyti droge i treti vrasje,cdo moment te qe verisjes halldupiane korrupsion, drejtesia inekzistente, Tv burra kurva gjoja opinioniste qe mbrojne moralin e kurves meme qe i paguan,……shoqeri e falimentuar totalish ,vend makaber per te jetuar njerez normal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *