• |
ide | kryesore

Video/ Hakmarrje për Veiga, tifozët arabë fishkëllyen Kroos në çdo prekje topi: gjermani përgjigjet me sarkazëm

Sport, Video
Kroos



Përgjigje e kundërpërgjigje mes Toni Kroos dhe publikut në Riad, ku u luajt gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës. Gjermani u mbulua me një mori fishkëllimash e thirrjesh nga tifozët kur hyri në fushë në ndeshjen Real Madrid-Atletico Madrid. Në fakt, tifozët sauditë nuk i kanë tretur asnjëherë deklaratat e tij në lidhje me transferimin në Arabi të Gabri Veiga. Talenti spanjoll zgjodhi Al Ahlin në verë pas dy sezoneve të shkëlqyera me Celta Vigo, e Kroos e quajti “të turpshme”.

Lexo më tejVideo/ Gafë e Kepa por Real shkon në finale të Superkupës në shtesë: spektakël në derbin e Madridit

Në stadiumin e Universitetit King Saud, mesfushori gjerman, i cili zëvendësoi Modric në pjesën e dytë, u fishkëllye vazhdimisht nga tifozët vendas. Por kjo nuk e pengoi Real të fitonte derbin në kohën shtesë dhe të kualifikohej në finale. Në fund të ndeshjes, më pas Kroos vendosi të hiqte disa guralecë nga këpuca e tij, duke përdorur sarkazmën: “Ishte një mbrëmje argëtuese! Turmë madhështore”, ishte mesazhi i tij në rrjetet sociale, shoqëruar me emoji-n me sy me zemra.

Real në fakt, pas hyrjes së Kroos arriti të fitonte ndeshjen në kohën shtesë, pasi barazoi 3-3 në minutën e 85′. Në shtesa pastaj Savic e dërgoi topin në portën e tij dhe Diaz në minutën e 122′ fiksuan rezultatin në 5-3, duke kaluar Blancos në finalen e Superkupës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *