• |
ide | kryesore

“Nuk isha dakord me largimet”: Tetova thumbon klubin për merkaton, Gvozdenovic kapet me detajet

Sport
Tetova



“Ndeshje e vështirë, e kishim përgatitur më së mirë me kontigjentin që kishim, për shkak të largimeve, dëmtimeve dhe kartoneve të kuq. I kam kërkuar futbollistëve se duhet të fitojmë edhe kur jemi keq duke mos luajtur futboll, por vetëm t’i kënaqeshim 3 pikëshit”. Edlir Tetova i gëzohet suksesit të ngushtë 1-0 me Skënderbeun. Nuk ishte e thjeshtë në fakt për rrogozhinasit që kishin ndryshuar krejt linjën e sulmit dhe nuk i kishin gati ende të gjithë të ardhurit e janarit. “Mendoj që do kemi luhatje 3-4 javë pasi lojtarët e rinj duhet të përshtaten. Duhet të njihen me qytetin dhe ekipin. Armiku kryesor që kam unë është koha”, tha Tetova.

Fitorja në ndeshjen e parë të vitit sigurisht sheshon shumë gjëra, por Tetova nuk e fsheh pakënaqësinë për largimet, duke lëshuar një shigjetim për klubin. “Nuk është se kam qenë plotësisht dakort me lëvizjet, por unë kam detyrë të stërvis lojtarët. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj. Ne jemi komodë por sdo shkojmë të luajmë për të humbur pikë. Faza difensive nuk më shqetëson, një ose dy ndeshje s’ngjajnë me njëra-tjetrën. Edhe sot kishim mungesa janë situta që ndodhin në lojë, por me punë besoj do tja arrijmë ta kthejmë lojën siç dëshirojmë”, e mbylli Tetova.

Lexo më tej: Video/ Fernando kthen Egnatian te fitorja: braziliani nuk heq dorë nga ‘Panenka’, dorëzohet Skënderbeu

GVOZDENOVIC: VENDOSI NJË DETAJ I VOGËL

“Sot vendosi një detaj i vogël, një gabim i vogël, një penallti. Për mendimit tim, loja ishte e barabartë, ne kishim 3-4 raste për gol. Më i mirë ishte shansi i Rashicës në pjesën e parë. Ai ishte vetëm me portierin, kushedi si do shkonte loja”. Ivan Gvozdenovic e sheh ndeshjen e humbur me Egnatian me ose apo nëse. Tekniku i Skënderbeut ka keqardhjen për rezultatin e munguar, por jo për lojën e skuadrës së tij: “Loja ishte e barabartë, një gabim brenda zonës ishte shumë fatal dhe penalltia e vendosi ndeshjen. Patjetër nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por tani të mendojmë për javën tjetër. Kemi shumë ndeshje e shohim përpara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *