• |
ide | kryesore

Lukaku hakmerret me Simone Inzaghi: e nxorri jashtë podiumit të trajnerëve më të mirë të vitit

Sport
Lukaku



Në Best Fifa Awards 2023, Romelu Lukaku është hakmarrë ndaj ish-trajnerit të tij te Inter Simone Inzaghi. Belgu, në votimin si kapiten i kombëtares së tij, e përjashtoi ish-trajnerin e tij që e uli në stol në finalen e Champions së fundit. Meqenëse ai nuk mundi të marrë hakmarrjen e tij në fushë dhe u mposht (e u fishkëllye) kur u kthye në San Siro për të sfiduar Inter me fanellën e Romës, Lukaku vendosi ta “zgjidhë punën” me Simone Inzaghi në një mënyrë tjetër.

I thirrur – si kapiten i Belgjikës – për të votuar për Best Fifa Awards 2023, çmimi i dhënë për më të mirët e vitit kalendarik, Big Rom “harroi” ish-trajnerin e tij kur votoi për kategorinë e trajnerit më të mirë. Qendërsulmuesi verdhekuq votoi për Guardiola, Xavi (të cilin Inzaghi e eliminoi në fazën e grupeve të Champions League sezonin e kaluar) dhe Spalletti.

Lexo më tejThe Best, Messi mposht përsëri Haaland: as ‘Treble’ nuk i bën punë vikingut

Kështu, asnjë votë për Inzaghi, me të cilin marrëdhëniet në 2022-23 ishin të komplikuara duke qenë se Simone e ulte shpesh në pankinë (edhe në finalen e Champions League në Stamboll…), ose gjithsesi nuk e përdori me vazhdimësinë që sulmuesi ( duke u kthyer nga dy dëmtime në pjesën e parë të sezonit) kërkonte. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë dhe belgu ia serviri në 15 janar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *