• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lajme, Të fundit
Vranësira dhe reshje shiu në fundjavë



Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të ngrohtë dhe të lagësht në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore priten reshje të dobëta dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike duke larguar reshjet përkohësisht nga territori.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura. Pritet që vranësirat më të dukshme të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke gjeneruar reshje shiu e dëbore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin e Kosovës, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 6°C. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites por forcohet gjatë orëve të pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore e gjithë republika e MV ku më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Për shkak të uljes së temperaturave në disa zona në veri dhe veriperëndim të MV do të vijojnë të jenë prezente ngricat në akset rrugore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet e shiut dhe dëborës nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por mbeten konstante në vlerat maksimale duke u luhatur nga 1°C më e ulëta në zonat malore deri në 7°C më e larta në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi jugor, por gjatë natës forcohet deri në 55 km/h, drejtimi i saj do të jetë Jugor.

Europa

Zhvillimi i një cikloni të fuqishëm në veri – verilindje të kontinentit me ndikim deri në qendër do të sjellë në këto rajone të Europës reshje të dendura dëbore ku problematike situata paraqitet për vendet Nordike si edhe Europën lindore. Rajoni i Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut do të përfshihen nga stuhi të forta ere dhe shira me intensitet të larte ku Greqia do të përballet me përmbytje. Ndërsa nën ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jenë ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa qendrore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *