• |
ide | kryesore

Të dielën “nuk jam më trajner”, të martën del në stërvitje: lojëra dorëheqjesh te Kukësi, Nica bëhet qesharak

Sport
Nica



Të dielën pas humbjes në Shkodër, 1-0 përballë Vllaznisë dha dorëheqjen. Të martën u kthye në stërvitje në krye të Kukësit. Stavri Nica vendosi emocionet e momentit përpara logjikës, nervoz mbi të gjitha mbi mënyrën si Rashiti flaku me lehtësinë më të madhe penalltinë që mund të vlente të paktën një pikë, duke qenë se Kukësi po luante mirë dhe madje mori edhe komplimentat e teknikut të Vllaznisë Osmani.

Ka patur jo pak peshë fakti që sulmuesi sapo po rehabilitohej nga papërgjegjshmëria për të cilin e kishte akuzuar Nica në mesin e dhjetorit. E kjo penallti ktheu fantazmat e së kaluarës në mendjen e teknikut. Sidoqoftë, me insistimin e klubit dhe pas një refleksioni, të nevojshëm në këto raste, 69 vjeçari u rikthye në detyrë dhe sot ishte në krye të skuadrës. Vetëm se, një lojë e tillë dorëheqjesh, qoftë edhe e justifikuar e teknikut Stavri Nica nuk i shërben Kukësit në këtë moment. Blutë,  me 19 pikë, janë në zonën e rënies nga kategoria në vendin e parafundit e tre pikë larg shpëtimit.

Lexo më tejNica jep dorëheqjen, Kukësi e përgënjeshtron, por sulmon Rashitin: “U çuditëm të gjithë”

PRECEDENTËT

Përpara se të shkarkohej nga Laçi në javën e parë dhe te merrte Kukësin në javën e katërt, Nica nuk është se ka patur shumë durim vitet e fundit në pankinë. Me kurbinasit pati edhe një eksperiencë në vitin 2020, kur qendroi vetëm 3 ndeshje, sidoqoftë pak më mirë se në 2017, kur e udhëhoqi skuadrën për 2 ndeshje. Në 2018, kur drejtonte Kastriotin (9 ndeshje në detyrë) u largua pas humbjes me Teutën. Në ikje ai akuzoi lojtarët për trukim ndeshjesh. Te Burreli në 2018 drejtori skuadrën vetëm dy ndeshje. Njësoj si në Lezhë një vit më parë me Besëlidhjen. Rekordin megjithatë e ka te Erzeni në 2020, kur qendroi një muaj nga janari në shkurt pa drejtuar asnjë ndeshje. U largua kur ishte ende periudha e pauzës dimërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *