• |
ide | kryesore

Skandal në Belgjikë: Muja dhe Antwerp marrin anën e Overmars, i dënuar për ngacmim seksual

Sport
Overmars



Ajo që ndodhi përpara ndeshjes së fundit të Jupiter League, kampionatit elitar belg, mes Antwerp dhe Charleroi shkaktoi një valë polemikash, duke rikthyer polemikat rreth figurës së diskutueshme të Marc Overmars. Ish-lojtari i kombëtares holandeze u dënua dy javë më parë në nivel ndërkombëtar nga FIFA. Kjo erdhi pasi Federata Holandeze e Futbollit e kishte pezulluar për skandalin seksual në të cilin ishte përfshirë gjatë kohës së tij te Ajax. Lojtarët e Antwerp, përfshirë edhe sulmuesin e kombëtares Arbnor Muja, shfaqën një pankartë në mbështetje të tij. Overmars ishte drejtor teknik në klubin belg para pezullimit të tij.

Pamje dhe video që kanë ngjallur indinjatë në botën e sportit belg dhe më gjerë. Pak para fillimit të ndeshjes mes Antwerp dhe Charleroi, e luajtur të dielën dhe më pas e fituar lehtësisht nga vendasit, skuadra shfaqi një pankartë me një mesazh mbështetjeje për drejtorin e tyre teknik. Overmars në fakt është pezulluar për dy vjet nga çdo rol sportiv në nivel ndërkombëtar me vendim të FIFA-s. E ndërsa lojtarët tregonin pankartën e tyre, tifozët duartrokitën gjestin e skuadrës së tyre.

“Overmars, përgjithmonë krah teje” mund të lexohet në shkrimin bardh e zi të shfaqur në fushë dhe që ndezi polemika të ashpra në nivel kombëtar. E gjitha lidhej me ngjarjen në Holandë, kur ish-sulmuesi mbante rolin e drejtorit teknik. Gjatë asaj periudhe shpërtheu një skandal seksual me Overmars të akuzuar nga disa punonjës të Ajax. Ata e kishin denoncuar për ngacmim seksual, duke shfaqur biseda dhe foto të papërshtatshme që gozhduan drejtuesin e atëhershëm i cili tashmë ka njoftuar se do të apelojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *