• |
ide | kryesore

Trajneri i kombëtares Zabaleta ka nevojë për liçencën UEFA PRO: “Roli i trajnerit është kompleks”

Sport, Video
zabaleta



Departamenti i Edukimit në FSHF po organizon edicionin e radhës të kursit “UEFA PRO”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli. Që prej muajit shtator 2023 pjesëmarrës janë emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Një ndër kursantët e këtij edicioni është edhe zëvendës-trajneri i ekipit Kombëtar, Pablo Zabaleta. Ish-futbollist i suksesshëm i Argjentinës, apo Manchester City, ka ndjekur me kujdes të gjitha seancat teorike e praktike të këtij kursi të organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

Në një prononcim për Fshf.org, Pablo Zabaleta tregon eksperiencën e tij si kursant i këtij edicioni. Argjentinasi theksoi se shkëmbimi i eksperiencës mes ish-lojtarëve dhe trajnerëve është një element i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të bëhen trajnerë të mëdhenj: “Deri më tani ecuria ka qenë shumë e mirë, është shumë intensive. Kalojmë shumë orë me leksionet e kursit, por mendoj se shkëmbimi i eksperiencës me ish-lojtarë, ku disa prej tyre janë trajnerë të skuadrave të mëdha dhe gjithashtu nga trajnerë të tjerë, të cilët janë pjesë e fushës së futbollit prej kohësh është një gjë e shkëlqyer për të gjithë studentët të cilët duan të mësojnë dhe të futen në botën e trajnimit”.

RËNDËSIA E UEFA PRO

Sa i përket rëndësisë së kursit “UEFA PRO”, zëvendës-trajneri i Kombëtares thekson se roli i një trajneri ka të bëjë me menaxhimin e skuadrës në shumë aspekte: “Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, edhe pse kemi vite që luajmë futboll. Por edhe për futbollin gjithashtu është e rëndësishme, pasi kur bën trajnerin, ti duhet të komunikosh me lojtarët. Futbolli nuk është vetëm ai që luhet në fushë. Si trajner duhet të menaxhosh gjithçka: median, komunikimin me lojtarët, trajnerë të ndryshëm, gjuhë të ndryshme. Trajnimi ka të bëjë shumë me menaxhimin. Kursi për trajnerë është gjithashtu për të mësuar aftësi të ndryshme në mënyrë që të jemi gati për të hyrë në botën e trajnerit”.

https://youtu.be/uP6zEpWBV-U



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *