• |
ide | kryesore

“Emocionet të çojnë në rrugë të gabuar”: Osmani apel Vllaznisë, por pranon që Partizani është një provë

Sport
Osmani



“Një ndeshje ku përballë kemi kampionin aktual, normalisht që do të jetë një derbi. Mundohemi ta presim këtë lojë sa më me qetësi. Sigurisht që mund të jetë një prove”. Qatip Osmani, pasi ka bërë gjashtë fitore radhazi, nuk dëshiron të ndalet më. Përpara është ndoshta më e vështira e ndeshjeve në këtë seri suksesesh, duke qenë se Partizani është një rival direkt për objektivat e kuqebluve.

Nuk është rastësi ulja e tonuseve nga tekniku i shkodranëve, që dëshiron të largojë presionin nga lojtarët. Edhe pse kuqeblutë kanë lojtarë me eksperiencë, ka shumë mes tyre që nuk janë mësuar me një nivel të tillë: “Me këtë fitore Vllaznia nuk siguron asgjë, por fakti që jemi kundër një ekipi, një ndër më të mirët në Shqipëri, ka peshën e vet”.

Lexo më tej“Merkato, si gjithnjë me spekulime. Askush nuk lëviz”: Shehi i mbyll derën ikjeve para Vllaznisë

Osmani i trembet euforisë, një ndjesi që në fakt në Shkodër përjetohet shumë lehtë. Ndoshta edhe për këtë motiv, që tekniku mundohet t’i bëjë lojtarëve të kuptojnë rëndësinë e ndeshjes pa I ushtruar trysni: “Nuk ndjejmë ndonjë presion në prag të kësaj ndeshje. Ndoshta edhe rezultatet e fundit kanë bërë që të jetë kjo situatë dhe të mos kemi ndonjë presion të veçantë. Kuptohet që synimi i vetëm është fitorja. Por kuptohet pa ndonjë emocion që mund të na çojë në rrugën e gabuar”, përfundoi Osmani në konferencën për shtyp të vigjiljes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *