• |
ide | kryesore

10 pikë para të gjithëve, Tetova kujtohet për skemën: “Egnatias i djeg”

Sport
Tetova



“Normalisht, kjo është një risi. Dikujt i djeg. Unë jam komod dhe flas për ekipin tim, normal që djeg. Vjen një ekip dhe ta merr me një ndeshje. Mendoj se ekipi duhet të ketë vazhdimësi dhe kjo të qetëson”. Skema e kampionatit me Final Four, kthehet në vëmendje, në kohën kur Egnatia e sheh veten +10 nga ndjekësi më i afërt. Vonë, në fakt, për tu kujtuar që 36 javë cohen dëm për dy ndeshje teke, në të cilat vendoset titulli. Tekniku i rrogozhinasve Edlir Tetova e ka të qartë se ky kampionat pa ndryshimin e skemës që iu bë do të ishte praktikisht i vendosur.

Tetova sidoqoftë ka dalë në mbrojtje të lojtarëve të tij, një pjesë e të cilëve ndoshta jo në maksimum: “Janë lojtarë të rinj, kanë mbyllur kampionatet që në nëntor dhe me formulën e rrotacionit do të mundohemi t’i kthejmë në formacion. Gjata ka ardhur i pari. Ka stërvitje më shumë se të tjerët. Po them që me çunat që kanë ardhur më mbrapa po punojmë intensivisht, prandaj ka rrotacion. Gjithmonë është çështje fizike. Mallota nuk ishte në një ditë të mirë sot. Rastet ishin për të dyja skuadrat. Kapiteni nuk ishte në një ditë të mirë. por me ndryshimin e skemës çdo gjë foli për ne. Nuk po them nëse loja do shkonte 0-3 për Erzenin, ne edhe mund ta kthenim. Futbolli i ka të gjitha” e mbylli Tetova.

Lexo më tej: Video/ Çmenduri në Egnatia Arena: rrogozhinasit përmbysin Erzenin 3-2 në pjesën e dytë

DELIALLISI: MUND TA KISHIM VRARË NDESHJEN

“Mund ta kishim vrarë ndeshjen. Gabojmë një pas në mesin e fushës, gabojmë një goditje. Pas dëmtimit të Hasanbellit me Partizanin, skuadra nuk ka më atë qetësi. Të humbësh një ndeshje të tillë të vjen keq”. Alfred Deliallisi, trajneri i Erzenit, ka keqardhjen për mënyrën se skuadra e tij shpenzoi dy avantazhe për të dalë në fund i mundur 3-2. Sidoqoftë, tekniku i shijakasve mbron futbollistët e tij, duke i dhënë besim absolut: “Këta janë lojtarë që kanë një kohë të gjatë pa luajtur. Gjithsesi cilësia është. Çdo lojtar ka kohën e vetë, nuk mund ta bëjmë as për 5 javë, as për 5 ditë. Nëse nuk shënon e ke të vështirë përballë një ekipi që është me meritë aty ku është. Nga tani e tutje do vazhdojmë të marrim pikët, sepse kam besim absolut te skuadra. Besoj fort”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *