• |
ide | kryesore

E bujshme, Kean ishte në Madrid për vizitat mjekësore, dështon kalimi te Atletico: motivi

Sport
Kean



Praktikisht ishte gjithçka e kryer për huazimin e Moise Kean nga Juventus te Atletico Madrid. Negociatat ishin kompletuar me një marrëveshje mes klubeve dhe akordin mes Colchoneros dhe sulmuesit. Papritur, megjithatë, transferimi u anulua dhe lojtari, i cili ishte në Madrid që nga e diela dhe dëshmitar i fitores 2-0 të ekipit të Simeone kundër Valencias, do të kthehet në Torino.

DËSHTON KALIMI I KEAN TE ATLETICO

Dështoi në mënyrë të bujshme dhe të papritur kalimi i Moise Kean nga Juventus te Atletico Madrid. Negociatat për huazimin e sulmuesit bardhezi ishin ngadalësuar orët e fundit dhe tashmë janë ndërprerë përfundimisht. Sulmuesi i Juventus, i cili ka qenë jashtë fushës për gati një muaj për shkak të një problemi me tibian, kreu teste të hollësishme fizike në Madrid dje. E pas kontrolleve, stafi mjekësor Colchoneros ka dalë në konkluzion se koha e nevojshme për ta parë atë në fushë është shumë më e gjata nga ato të vlerësuara në Itali.

Lexo më tejVideo/ Tridhëmbëshi muzikal Kean-Leao-McKennie: “Së shpejti një këngë së bashku”

Për këtë arsye, pavarësisht kontakteve të vazhdueshme mes dy klubeve dhe përpjekjeve për ndërmjetësim, të cilat vazhduan deri në orët e vona të natës, klubi spanjoll vendosi të mos e presë sulmuesin. Kështu, Kean do të kthehet në Torino, por sigurisht që nuk duket se do të mbetet bardh e zi. Në këtë kontekst këto ditët e fundit të tregut do të jenë vendimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *