• |
ide | kryesore

Egnatia ‘peshkon’ rivalin më të keq: shorti përcaktohen katër çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Sport, Video
egnatia



Në prani të përfaqësuesve të klubeve dhe medias është hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024. Nga shorti i hedhur u përcaktuan edhe katër çiftet çerekfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë. Kundërshtarin më të rrezikshëm nga vazo e dytë e mori Egnatia, që gjeti përballë Laçin. Në anën tjetër mund të buzëqeshë Partizani, Vllaznia dhe Tirana që gjetën tre skuadrët e fundit të renditjes, respektivisht Kukësin, Erzenin dhe Teutën.

Ndeshjet e kësaj faze do të luhen me sistem vajtje-ardhje në datat 20 – 21 shkurt dhe 5 – 6 mars, ndërkohë që ndeshjet e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve që ishin të pozicionuara në vazon e dytë. Gjithashtu në ndeshjet e fazës çerekfinale do të përdoret edhe sistemi VAR.

Lexo më tej: Kupa e Shqipërisë, evitohet derbi kryeqytetas në çerekfinale: shorti të mërkurën, ja ndarja në vazo

Çiftet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë:

Laçi – Egnatia 20/21.02.2024 Egnatia – Laçi 05/06.03.2024

Teuta – Tirana 20/21.02.2024 Tirana – Teuta 05/06.03.2024

Kukësi – Partizani 20/21.02.2024 Partizani – Kukësi 05/06.03.2024

Erzeni – Vllaznia 20/21.02.2024 Vllaznia – Erzeni 05/06.03.2024

 

https://youtu.be/Igt60nxoYgs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *