• |
ide | kryesore

Skandal te Celta Vigo: Hugo Mallo akuzohet për abuzim seksual ndaj maskotës së Espanyol

Sport, Video
Mallo



Hugo Mallo, ish-kapiteni i Celta Vigo dhe lojtari aktual i Internacional të Porto Alegre, është akuzuar për ngacmim seksual ndaj maskotës së Espanyol. Faktet datojnë që nga ndeshja e 24 prillit 2019 mes katalanasve dhe Celta Vigo në stadiumin Cornellà-El Prat, për javën e 34 të La Liga të sezonit 2018/2019.

Gruaja, e veshur si një papagall në rolin e maskotës së vendasve, akuzoi Hugo Mallo se i kishte prekur gjoksin duke i vendosur duart nën kostumin e saj gjatë përshëndetjes me maskotën e Espanyol. Mbrojtësi i djathtë spanjoll i lindur në vitin 1991 u thirr në 10 korrik 2019 për të dëshmuar në mbrojtje të tij. Hugo Mallo ka shpallur gjithmonë pafajësinë e tij, duke pretenduar se nuk e njeh gjininë e maskotës dhe se sidoqoftë ka përshëndetur në të njëjtën mënyrë futbollistët dhe maskotat. Rasti ishte mbyllur për mungesë provash.

ÇËSHTJA U RIHAP

Gjithçka u rihap me ankesën e paraqitur nga mbrojtja e gruas në Seksionin e Nëntë të Gjykatës Provinciale të Barcelonës. Pas gati katër vitesh hetimet janë pasuruar me fakte dhe detaje të reja të cilat e kanë shtyrë Prokurorinë të kërkojë dënim me burg nga një deri në tre vjet për Hugo Mallo.

Janë ri-analizuar videot të cilat tregojnë se si përshëndetja e Hugo Mallo me maskotën zgjati më shumë se përshëndetjet e bëra më parë për maskotën mashkull dhe futbollistët. Prandaj, çështja nuk është mbyllur aspak. E në fakt ish-kapiteni i Celta Vigo duhet të dalë para gjykatës më 11 korrik bashkë me gruan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *