• |
ide | kryesore

Hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së, Kurti: Me informacionet që i kam gjithçka po shkon në rregull

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve të zhvilluara ditën e sotme me rastin e 34-vjetorit të rënies së dëshmores Elfete Humolli ka folur edhe në lidhjr me vendimin e BQK-së për rregulloren e re. Rregulloja u vendos në fuqi ditën e sotme ndërsa Kurti u pët për çështjen. Kryemininstri i Kosovës u shpreh se faza tranzitore ka nisur prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe gjithçka ka shkuar në rregull.

“Pikërisht përgatitjet e suksesshme për zbatimin e rregullores së BQK-së kanë alarmuar Beogradin zyrtar dhe ata më pastaj u përpoqën që të përhapin panik nëpërmjet një fushate që trumbetohej nga kreu i shtetit atje. Me informatat që i kam gjithçka po shkon në rregull, por, nëse ka ndonjë vërejtje a ankesë, ne do ta adresojmë me seriozitetin më të lartë dhe me shpejtësinë më të madhe”, u shpreh ai.

Kurti u shpreh se BQK është institucion i pavarur dhe se institucioneve të pavarura nuk mund t’i mbivendosen politikanët.

“BQK është institucion i pavarur i Kosovës, nuk munden politikanët t’i mbivendosen institucioneve të pavarura të shtetit, sepse asisoj e humbim karakterin e republikës demokratike për vendin tonë të pavarur. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, vendimmarrja e institucioneve të pavarura nuk mund të negociohen nga politikanët”, shtoi Kurti.



3 Comments

    1. Albin Kurti ,je legjende e gjalle,njeri i pa koruptuar,o pa shantazhuar,e don popllin e vete… Veq nje detaj sa po lexova se qeveria kurti po nderton 40 shtepi ye shqiptarve qe nuk ishin guxim nga serbet as te vizitinin ,dhe sipas ministrit Sfeqla shum shpejt hapet tenderi me vlere prej 3 miljon per shtepia tjera.Kta komandantat turp ju qoft,e mjerun Kosoven per 20 vjete.Edhe ni her Bravo Albi Kurti dhe qeveria jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *