• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lajme, Të fundit
motit



Deri në mesditë, alternimet e kthjellimeve dhe vranësirave do të do të mbizotërojnë në pothuajse gjithë vendin. Më të theksuara vranësirat priten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore të territorit duke gjeneruar reshje të pakta shiu, në zonat e thella malore do të ketë reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin duke rikthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Deri në mesditë, republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e vranësirave të dendura, ku herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta shiu e dëbore. Pjesa e dytë e ditës do të zhvendosë gradualisht vranësirat duke përmirësuar ndjeshëm kushtet atmosferike duke rikthyer intervalet me kthjellime. Edhe gjatë natës parashikohet që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të mbizotërojnë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojë republika e MV nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten zhvillim i tyre duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të dendura në pjesën më të madhe të MV, por nuk priten reshje. Parashikohet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike gjatë orëve të vona të natës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 12°C.

Europa

Si pasojë e një sistemi të fuqishëm vranësirash që kanë përfshirë brigjet veri-veriperëndimore të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë, Europën qendrore si edhe pjesërisht gadishullin e Ballkanit duke sjellë reshje shiu dhe reshje të pakta dëbore në zona të izoluara. Po ashtu me reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta do të vijojë moti në Europën veriore, ndërsa motit i kthjellët por i ftohtë do të mbizotërojë në Europën lindore si edhe rajonin e Balltikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *