• |
ide | kryesore

Bombat e letrës i kushtojnë rëndë Inter: Curva Nord “në heshtje”, asnjë flamur apo koreografi

Sport
Curva Nord



Bombat e letrës të hedhura drejt autobusit të bardhezinjve pas Inter-Juventus u kushtoi përjashtimin 50 tifozëve zikaltër. E megjithatë, ai veprim do të ketë pasoja indirekte për të gjithë sektorin e Curva Nord. Sonte kundër Salernitanës dhe të martën kundër Atletico Madrid ata nuk do të mund të shfaqin flamuj, koreografi apo të përdorim sisteme përforcimi zëri (megafonë dhe mikrofona), por edhe tamburë në stadium. Kështu, Inter duhet të ndjekë +10 ndaj Juventus (por e njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e Champions League kundër Colchoneros) me një pjesë të rëndësishme të tifozerisë, më të nxehtë, që do të jetë në gjendje të përdorë “vetëm” zërin dhe pankartat për të mbështetur ekipin.

Curva Nord, në një deklaratë, paralajmëroi të gjithë tifozët zikaltër: “Të dashur tifozë të Inter, na presin shumë beteja të rëndësishme. Fatkeqësisht, për shkak të ngjarjeve të fundit, në sektor nuk do të ketë flamuj, asnjë sistem mikrofonësh. E koreografia e planifikuar me Atletico nuk do të realizohet. Ne paguajmë çmimin dhe marrim përgjegjësinë e plotë për të, të jemi të qartë dhe mbi të gjitha do të sigurohemi që të mos gabojmë më”.

Lexo më tejBomba letre kundër policisë, sulmohen autobusët e juventinëve: Përjashtim për 50 tifozë të Inter

“Në dritën e kësaj, ne kemi humbur shumë djem të përkushtuar ndaj kauzës, por kjo duhet të na japë forcën për t’u bashkuar dhe për të ecur përpara së bashku. Secili prej nesh duhet të japë 110% sepse vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke shtrënguar radhët tona do të dalim më të fortë. Do të jenë muaj të vështirë, por pavarësisht kësaj, nëse secili prej nesh bën pjesën e tij, ne do të jemi sërish sektori më i mirë në Itali”, përfundoi deklarata e Curva Nord.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *