• |
ide | kryesore

Gaboi në derbi, Halili i tregon pankinën Abdullahut: “Këtë javë ndryshimi nis nga porta”

Sport
halili



“Unë vazhdoj të kem besim te skuadra. Besoj se e pamë të gjithë, ne pësuam gol nga një episod. Derbi është derbi kaq luhet, për një gol luhet. Duhet të shikojmë rastet e krijuara dhe të humbura, sot ato ishin kundër nesh”. Refik Halili përtypet hidhur pas përmbysjes së Tiranës së tij nga Partizani në derbi. Presidenti i bardhebluve nuk e ka kapërcyer dot gabimin e bërë nga portieri Abdullahu dhe lajmëron uljen e tij në pankinë: “Ne do vazhdojmë rrugën që kemi nisur, pavarësisht se kemi pësuar shumë gola. Shpresojmë që nga java në javë ta sistemojmë këtë gjë. Këtë javë do fillojë ndryshimi nga porta. Duhet të bëhet një farë ndryshimi, shpresojmë të na kthehet dhe portieri Selmani”.

Halili e vazhdoi konceptin e tij, duke folur madje si trajner: “Do kemi më shumë siguri në mbrojtje. Portierët e rinj janë e ardhmja jonë, në të ardhmen shpresojmë të bëjnë më mirë. Skuadra ka goxha brumë brenda. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën në vazhdimësi. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe kampionati shqiptar. Në javët e ardhshme 100 % do të kemi ndryshime dhe do të ecim përparpara. Nuk po flas për formulën, është diçka që është bërë, shikojmë çdo bëhet në të ardhmen. Do të jemi 100 % pjesë e katërshes”, u shpreh Halili.

RAMA THUMBON TIRANËN: “FINAL 4 NUK ËSHTË I MBYLLUR”

“Kishte diferenca në fushë. Pashë një ekip që diti të luante, të kontrollonte, por edhe të vuante, në momentin e shtyllës së Lushkjas. Mund ta mbyllnim ndeshjen edhe më shpejt”. Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, ngre në piedestal skuadrën e tij pas fitores 2-1 në derbi. Ai përgëzon trajnerin dhe i jep komoditetin e kohës: “Besoj që formula e këtij kampionati të jep mundësinë që të rritesh. Me ndërrimin e trajnerit kemi filluar rrugëtim të ri. Duhet t’i japim kohë që ekipi të asimilojë idetë e veta”.

Lexo më tej“Shkrova edhe unë historinë”. Shehi në ekstazë pas triumfit kundër ish-skuadrës së tij, Ahmataj: “U rrëzuam”

Në fund, edhe një konstatim cinik ndaj Tiranës, që për Ramën nuk e ka shumë të sigurtë vendin në Final Four: “Vllaznia ka një rritje, nuk e shikoj Tiranën në gjendje optimale. Jam kurioz të shoh Dinamon, mund të ketë surpriza, nuk e shikoj të mbyllur me këto 4 skuadra”, u shpreh Olsi Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *