• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Lajme, Të fundit
moti



Si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga perëndimi dhe veriperëndimi i Europës, vendi ynë do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale por do të mbeten konstante në vlerat maksimale duke u luhatur nga -1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 18°C vlera maksimale e shënuar përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi maksimale 25 km/h nga drejtimi kryesisht lindor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat veriore dhe verilindore të territorit, por pas mesditës dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë territorin e Kosovës. Problematike do të paraqitet mjegulla në orët e para të mëngjesit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga -2°C minimalja deri në 12°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht lindor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat jugore – jugperëndimore. Ndërsa vranësirat do të jenë të fokusuara në zonat verilindore të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C minimalja deri në 13 – 14°C vlera maksimale në qytetin e Manastirit. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë 24 orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale jo më shumë se 25 km/h nga drejtimi permanent lindor.

Europa

Europa jugore do të mbetet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe temperatura të larta ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në gadishullin e Ballkanit dhe brigjet e Egjeut. Gjithashtu me kthjellime, vranësira të lehta si edhe temperatura relativisht të larta do të jetë gadishulli Iberik, ndërsa nën ndikimin e vranësirave të shpeshta paraqiten ishujt britanikë si edhe qendra e kontinentit duke gjeneruar herë pas here rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. Po ashtu Europa veriore dhe ajo lindore vijon nën mbizotërimin e reshjeve të dëborës dhe ngricave të theksuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *