• |
ide | kryesore

Bardhi tregon nëse synon të sfidojë Berishën për kreun e PD

Arkiva, Lajme, Të fundit
bardhi



Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se ende nuk ndjehet i fuqishëm brenda PD sa për të sfiduar ish-kryeministrin Sali Berisha, duke iu referuar këtu edhe karrierës së tij të gjatë. Bardhi tha se mund të sfidojë Berishën vetëm në rast se do ketë garë në PD dhe do të ketë ambicie për të drejtuar partinë.

“Sa kohë unë apo politikanë të rinj nuk jemi fuqizuar sa me votë të lirë të mundim dike që ka një karrierë më të gjatë, cilido qoftë emri, është vota ajo rrëzon bustet në politikë. Nuk jam akoma në ato ambicie. Nëse do ketë garë në PD dhe unë do kem ambicie për të drejtuar partinë të jeni të sigurt që do të përballemi” – tha Bardhi në emisionin “Open” në News24.

I pyetur nëse ka ndryshuar mendim për ish-kryeministrin Berisha, referuar deklaratave të shkëmbyera mes të dyve gjatë të paktën 2 viteve të fundit, Bardhi iu shmang përgjigjes.

“Nuk jam në politikë për çfarë mendoj unë për zotin Berisha apo çfarë mendon ai për mua. Pse duhet ta lidhim politikën me çfarë mendojmë ne për njëri tjetrin. Unë kam bërë betejë. Jemi bërë bashkë për një interes më madhor siç është opozita funksionale” – tha Bardhi.

Ai komentoi edhe deklaratat e pak ditëve më parë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Unë e kam kuptuar që nuk lidhet me kontekstin e zhvillimeve brenda, por me raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkesat e tyre apo bashkëpunimit që z.Rama ka pasur me SHBA. Nëse i është kërkuar të strehojë afganë, ai e ka pranuar dhe raste të tilla të ngjashme.

Sa u takon zhvillimeve të brendshme, nuk pashë ndonjë mesazh konkret nga sekretari Blinken. Ai i vendos notat në raport me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Notën do të duhet t’ia vendosë Ramës qytetarët shqiptarë. Kjo është përgjigja ime plotësisht e sinqertë”, – tha Bardhi. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. O lideri i opozites ti…..
    Ka lezet. Nje GAZep per kryetar.
    Te plas nga inati cdo kush qe e ka inat pd.
    Pse mbrapa do ngelemi ne… Pse me e mire eshte opozita greke.
    Edhe ne e kemi krenarin tone.

    1. Bardho mo na rruj karin e ha mut!!!
      Po tkesh meshtetjen e Sales per mu bo deputet, kjo esht fitore per ty. Ok??!!
      Hajde tani shtrro kuurizin dhe mlidh nai vot per Doktorin.

  2. Eshte vota thote, por nuk keni centralin e informimit ne rregull, pa keni iluzione me e pa qellim, por kushtetuta e PD se, fillon me ballafaqimet, eliminimet me vote nga anetaresia deri ne kuvendin kombetar, ku gjithekushi mund te kandidoje, te votohet, e sigurisht ai qe merr vota me shum, do jete kryetar.Por, mos merrni shembullin e sektit, kunuk ka diversitet, mendime, propozime e konkurence, tashme eshte vertetuar qe eshte parti e bijeve kriminele, qe i pelqe njeshi.Emerat skane rendesi, per elita, ka deshira per ti dhene popullit obsione ma te mira se kjo qeveri hajdutesh e drogmenesh, te jene te ndershem e perkushtuar me demokracine e premtimet ndaj popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *