• |
ide | kryesore

“Nuk është se do bëj ndonjë mrekulli”. Fagu ul pritshmëritë, Martini do Europën: “Kupa është rruga”

Sport
Fagu



“Ishte dita e parë, nuk është se isha stërvitur me ekipin dhe logjikisht do të ndiqja linjën që ka pasur ekipi. Kisha dy mungesa si Latifi e Deliu dhe dukë parë organikën që kemi dhe me konsultën e stafit, mendova që të rreshtoja këta lojtarë me direktivat që dhashë”. Erbim Fagu largohet me stil nga përgjegjësia e rezultatit, edhe pse 0-0 në Durrës mund të shihet edhe si pozitiv për Tiranën. Tekniku i ri i bardhebluve, që vetëm sot mori detyrën, e sheh skuadrën çuditërisht të kompletuar: “Unë jam optimist se e kam ndjekur kampionatin shqiptar, edhe pse kam qenë në Holandë. I kam ndjekur të gjitha ekipet. Për sa i përket Tiranës kontingjenti është, lojtarët janë cilësorë, shumë kualitativë. Mendoj se kemi mundësitë me grupin aktual të arrijmë objektivat që kemi”.

Fagu pastaj u kthye në hapat e tij, duke bërë një lloj tërheqje: “Nuk është se do bëj ndonjë mrekulli, për sa kohë që kam apo ka ngelur. Unë kam si çdo trajner ato filozofitë e veta për ekipin, lojën, ka parimet e veta që do të mundohem t’ia përcjell ekipit në kohë të shkurtër. Kjo mendoj se është sfida ime më e madhe me këtë grup lojtarësh që kemi”.

Sidoqoftë, te Tirana kërkohet gjithnjë titulli dhe Fagu nuk mund të flasë ndryshe: “Sigurisht që po, këtë e them me bindje, mundësitë janë, lojtarët janë shumë cilësorë. Unë jam besimplotë, do bëjmë hyzmetin në maksimum për të arritur këtë objektiv. Kjo është një nga objektivat kryesore të klubit”.

MARTINI:”TIRANA U MBYLL PRAPA”

“Tirana luajti me shumë forca në mbrojtje. Normalisht ndeshjet e Kupës janë pak specifike. E bllokuam Tiranën në lojën nga poshtë. Pastaj me ndryshimin që bëmë në pjesën e dytë kishim rastet tona”. Edi Martini priste më shumë se 0-0 që u prodhua në ndeshjen në Niko Dovana mes Teutës së tij dhe Tiranës. Me pozicionimin në renditje është e qartë se durrsakët mund të shpresojnë Europën vetëm nga Kupa e Martini nuk do ta humbasë mundësinë: “Kupa është një mundësi që të çon drejt Europës. Janë shanset që ne të kualifikohemi. Do të luftojmë në të dyja frontet që të jemi të kujdesshëm”, tha Martini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *