• |
ide | kryesore

E rëndë në Greqi/ Shqiptari dhunon dhe drògon të dashurën 19-vjeçare për t’i dhënë fund shtatzënisë

Lajme, Të fundit



Policia në Zakynthos të Greqisë ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi ndërpreu me dhunë shtatzëninë e të dashurës së tij 19-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.

Sipa informacioneve ne mediat greke, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijën e ka abortuar.

Pas një denoncimi, persona të Drejtorisë së Policisë së Zakynthos arrestuan dje 27-vjeçarin, i cili do të dërgohet në prokurori me akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *