• |
ide | kryesore

Mehmeti akuzon rastet e humbura, Osmani shpjegon tërheqjen: “Iu frikësuam gabimit”

Sport
Mehmeti



“Më vjen shumë keq por ky është futbolli, ndaj është i bukur se është i paparashikueshëm. E dija që Vllaznia do të përgjigjej me kundërsulm dhe kështu na ndëshkoi. Por është edhe meritë e lojtarit dhe për mua është eurogol si e ekzekutoi”. Dritan Mehmeti nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen në ndeshjen e rëndësishme me Vllazninë. Goli i Alivodës nuk i la shanse portierit Sali, por edhe shpresave të Dinamos për të dalë me pikë, edhe pse rastet nuk i munguan.

Në fakt, shumë mundësi të humbura ku më flagrantja ishte ajo traversa e goditur nga Vila: “Mendoj që duhej të ruanim qetësinë, ta kërkonim golin jo me ngulm, por në mënyrë logjike. Te pasimi i fundit dhe para portës duhej të ishim të qetë dhe me shpejtësi mendimi. Vila, Zabërgja e Kaçorri kishin mundësi, kjo është ajo që të çon në gabim, nxitimi dhe shpejtësia”, shpjegoi Mehmeti.

Lexo më tejAlivoda i habit të gjithë me golin e tij: rrëzohet Dinamo pas 5 ndeshjesh, Vllaznia e dyta e vetme

Në fund, një opinion edhe për Final Four, nga ku Dinamo mbetet jashtë vetëm për cështje golavarashi dhe ndeshje direkte me Tiranën. “Jo vetëm Tirana, por edhe Laçi e Skënderbeu aty janë – tha Mehmeti -. Nuk duhet të merremi me pjesën e skuadrave të tjera, siç përfituam ne, kanë përfituar edhe ata. E rëndësishme është të jemi më të qetë dhe mendojmë për ndeshjen e radhës se kampionati është i vështirë”.

OSMANI: “OBJEKTIVI ËSHTË I QARTË”

Osmani

“Objektivi është i qartë, që të jemi në katër vendet e para. Sa i përket lojës së sotme, edhe pse fillimi nuk ishte i mirë, me kalimin e kohës u stabilizuam dhe shënuam golin që e ruajtëm deri në fund. Patëm disa raste, edhe Dinamo, por jam i kënaqur me fitoren”. Qatip Osmani i gëzohet fitores në ndeshjen direkte me blutë dhe vendin e dytë në renditje. Tekniku ka rinisur marshimin me Vllazninë e tij, edhe pse e vuri në dyshim me tërheqjen në fundin e takimit, kur fati ndali Dinamon të shënonte: “Tërheqja ndoshta ishte e natyrshme, më mirë të jetë tërheqje e natyrshme. Në ato momente kur ke rezultat pozitiv, i frikësohesh një gabimi dhe vetvetiu skuadra tërhiqet në 20 metrat e zonës së vet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *