• |
ide | kryesore

Transportonte armë dhe mallra të vjedhura në makinë, arrestohet 45-vjeçar shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit
Tentoi t’i ikte policisë, por ra nga kati i tretë i hotelit, shqiptari përfundon me hundë të thyer



Policia italiane ka vënë në pranga një 45-vjeçar shqiptar pasi u kap duke transportuar mallra të vjedhura në Zvicër. Sipas mediave italiane, Albert Isufi po udhëtonte me një automjet, kur u ndalua nga policia në Rovello Porro katër orë pasi kishte ikur gjatë kontrollit në doganë.

Policia ushtroi një kontroll në makinë, ku gjeti një një pistoletë, një pistoletë e kalibrit 22 të Amerikës së Veriut, një pushkë, tre karikatorë për pushkë, 66 fishekë Lugher të kalibrit 9 dhe një gëzhojë. Kishte edhe mallra të tjera të vjedhura: një çantë me 216 takëm argjendi, 3 laptopë, një iPhone, nëntë shishe me pije alkoolike, veshje dhe një kaçavidë e madhe.

Në makinë u gjetën disa karta identiteti, katër pasaporta, njëra prej të cilave ishte greke, me të cilën fillimisht tentoi të kalohej si shtetas grek. Para gjykatës, ai ka deklaruar se e dinte që po transportonte mallra të vjedhura por nuk dinte për çfarë bëhej fjalë. Ai thotë se duhet të mbërrinte në Bari në adresën që i kishte treguar një bashkëatdhetar i tij



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *