• |
ide | kryesore

Bayern Munich, Tuchel nuk dorëzohet pa luftë: “Përmbysja do jetë e vështirë, por unë urrej të humb”

F1, Sport
Tuchel



“Fitorja kundër Lacios është shumë e rëndësishme, unë e urrej humbjen”. Është një Thomas Tuchel luftëtar ai që prezantohet në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Lazios, të vlefshme për kthimin e 1/8 të Champions League. Bavarezët kanë objektivin e arritjes së suksesit (me dy gola diferencë) për të vazhduar në Europë dhe të përpiqen të rregullojnë një sezon negativ: në Bundesligë kreu i tabelës është 10 pikë larg. “Ne nxjerrim një mësim nga çdo ndeshje, e rëndësishme është të qëndrojmë pozitiv – shtoi trajneri gjerman -. Ne duhet të bëjmë presion mbi bardhekaltrit. Në Olimpico, në pjesën e dytë, bëmë shumë gabime individuale. Lazio nuk na befasoi, duhet të jemi në gjendje të përshtatemi”.

Tuchel, në fije të perit dhe i sigurt për t’i thënë lamtumirë Bavarisë në fund të sezonit, i bën thirrje tifozëve: “Do të kemi nevojë për ndihmën e tyre – tha ai -. Ne pësojmë gola, e sigurt, por vështirësitë janë të përgjithshme, jo vetëm mbrojtja. Immobile? E kontrolluam mirë, por bëmë shumë gabime individuale. Nuk do të habitem nëse Sarri vendos të luajë në kundërsulm. Do të kemi nevojë për zotërim të mirë të topit dhe aftësi për t’u mbrojtur në fazën e mbrojtjes”.

Lexo më tejVideo/ Tel e Musiala nuk mjaftojnë, Freiburg frenon përsëri Bayern Munich: Leverkusen falenderon

Është e pamundur të mos flasë për të ardhmen e tij: “Ka një marrëveshje tashmë të bërë me klubin, askush nuk dëshiron të fitojë aq shumë sa unë këtë të martë. Duhet të them që lojtarët ende më ndjekin. Presioni ekziston dhe unë nuk pres që gjithçka të jetë super e lehtë. Duhet të fitojmë me dy gola diferencë kundër një ekipi italian – shtoi Tuchel për Sky -. Rikthimi do të jetë i komplikuar, rezultatet e Bundesligës nuk do të llogariten. Duhet të jemi të aftë në gjetjen e hapësirave të duhura me durim.”

DE LIGT: “NGA SARRI KAM MËSUAR SHUMË”

Pranë Tuchel ishte i pranishëm edhe De Ligt, qendërmbrojtësi që ndau një vit te Juventus me Maurizio Sarri. Një sezon i mbyllur me fitoren e titullit: “Kam mësuar shumë prej tij – pranoi holandezi -. Mendoj se është gjithmonë e vështirë të luash kundër skuadrave të teknikut Sarri sepse janë shumë të kujdesshëm. Duhet të jemi të fortë për të fituar ndeshjen. Immobile është një lojtar i shkëlqyer që pret gjithmonë topin. Është e vështirë të mbrohesh kundër tij. Kur ka mundësi, më së shumti e shfrytëzon atë. Duhet vëmendje maksimale. Ne duhet të jemi të bashkuar duke thënë se, nëse trajneri është në vështirësi, përgjegjësia është edhe e jona”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *