• |
ide | kryesore

Berisha: E keqja e Shqipërisë quhet Edi Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha-fermerëve shqiptarë: 20 shkurti është dita të zbrisni në Tiranë



Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje grave që të bashkohen për të kërkuar rivendosjen e lirive, rivendosjen e votës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Me një program të studiuar do të marrin fund diskriminimet në realitet. Do të bëhet gjithçka që potenciali i madh, që çdo grua, nënë e vajzë ka në vetvete të shpaloset në interesin e saj më të mirë të familjes dhe vendit.

Të dashur miq!

Sot është një ditë për tu bërë thirrje nënave e motrave tona, grave e vajzave të bashkohemi në këtë betejë për rivendosjen e lirive tona, sepse asgjë, asnjë qëllim fisnik, asnjë sukses i vërtetë nuk mund të arrihet jashtë një mjedisi të lirë, në kushtet e shtypjes dhe mohimit të lirive.

Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për rikthimin e opozitës në pushtet. Për vendosjen reale dhe jo propagandistike, të nënës, motrës, vajzës e gruas në piedestalin që meriton.

Por kjo kërkon të çlirojmë, shpëtojmë Shqipërinë nga e keqja e madhe që quhet, Edi Rama, në pushtetin e të cilit nuk ka votë të lirë, në pushtetin e të cilit nuk ka shpresë, por ka vetëm braktisje, braktisje, braktisje të votrave tona familjare, braktisje të Shqipërisë.

Edhe njëherë përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para të gjithë kontributit të jashtëzakonshëm që gratë, vajzat, nënat, motrat tona kanë dhënë dhe japin për Shqipërinë, familjet tona, për kombin shqiptar.

Shpreh bindjen më të thellë se së shpejti shqiptarët do të shohin tek gruaja, vajza, nëna, motra shqiptare fitoren, fitoren, fitoren.

Nderim të madh grave e vajzave, nënave e motrave shqiptare.

Fitore, fitore, fitore!



5 Comments

  1. Sa i dashtun eshte me femrat ky Kumandari.
    Jan te famshme epitetet qe me perkeledhi ai i therret femrat.
    Po me e embla eshte ajo (Lavire bulevardi)
    Por me shume ai i do femrat. Kur e ka punen pisk.

  2. Dhe e bëjnë tradhtinë hapur. Nëse Berisha është i pozicionuar më shumë serbo-rus, Meta është i pozicionuar shumë egër dhe pro shovinizmit grek. Në këtë kuadër ai i dha nënshtetësinë shqiptare Janullatosit. Ai përfiton dhe ka përfituar para prej Janullatosit dhe qarqeve shoviniste greke. Ai dhe sekretarin e Përgjithshëm të partisë së vet bëri personin që gruan e kishte sekretare të përgjithshme të Janullatosit. Vajti në Greqi hapur si ish-president, i shiti interesat kombëtare dhe nuk e përmendi çështjen çame.Ti salih je pertej fjales i keq,ti je i lindur nga incesti keshtu je vrases kriminel perdhunues i gjithckaje qe mer fryme,perbindesh gjakpires,gjakprishes i shoqerise,nuk ke lene njeri qe ty te ka dale perballe pa e shkatarruar me fis e familje,ti je nje perbindesh e Monster salih

  3. e keqja e Shqiperise je vetem ti o rrot kari nga Vucidoli,prandaj USA te shpalli non grata se je kriminel,hajdut dhe minues i demokracise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *