• |
ide | kryesore

Superiore/ Luhet java e fundit e fazës së tretë: Dinamo e Tirana presion Skënderbeut për Final 4

F1, Sport
Tirana



Kategoria Superiore bëhet gati të mbyllë fazën e tretë të saj, për tu futur në aktin e fundit, me një garë të ethshme për Final Four, ku Tirana e Dinamo mundohen t’i bëjnë presion Skënderbeut. Nuk ka më kohë për të humbur edhe për ata që luajnë për mbijetesë, duke filluar nga Erzeni, në sfidën që ngre siparin e javës së 27 kundër Partizanit të dielën.

Shijakasit janë në zonën e rënies, ndërsa të kuqtë e Shehit duhet të kapërcejnë eliminimin traumatik nga Kupa e Shqipërisë, nga dora e Kukësit. Me 43 pikë Partizani pret një favor nga Tirana për të ngushtuar diferencën me Egnatian kryesuese, +7. Bardheblutë kaluan në gjysëmfinale të Kupës jo pa vështirësi, por tani duhet të tentojnë të futen në katërshen e parë, me Skënderben që i paraprin me dy pikë. Fagu nuk fiton prej 5 ndeshjesh në kampionat dhe Egnatia është kundërshtari më i vështirë që mund të kishte pengesë në misionin e tij.

Lexo më tej: Mehmeti, njeriu që e shndërroi Dinamon nga rënia për Final Four: vetëm Vllaznia ka bërë më mirë

SUPERIORE, JAVA E XXVII

10/03/24
Erzeni 14 : 00 Partizani
Tirana 17 : 00 Egnatia
11/03/24
Kukësi 14 : 00 Laçi
Dinamo 17 : 00 Teuta
Skënderbeu 17 : 00 Vllaznia

Të hënën Kukësi i vendit të fundit, pasi bëri të paimagjinueshmen në Kupë duhet të kthehet te fitorja në kampionat, pas 7 humbjesh radhazi, përballë një Laçi, ku debuton në turne Armando Cungu. Kurbinasit kanë vetëm 2 pikë avantazh nga zona playout ku është Teuta me 28, që duhet të bëjë llogaritë me Dinamon. Në rast fitore, skuadra e Dritan Mehmetit ka mundësinë të shohë parakalimin e Skënderbeut, që do të presë në Korçë skuadrën me në forme të kampionatit Vllazninë. Në ndjekje të kreut, e dyta me 46 pikë, -5 nga vendi i parë, skuadra e Qatip Osmanit nuk dëshiron të ndalet, në kohën kur Gozdenovic e të tijtë duan të mbajnë me cdo kusht vendin e katërt që kërcënohet nga dy kryeqytetaset Dinamo e Tirana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *