• |
ide | kryesore

Video/ Tirana hap lojën për vendin e parë: penalltia e dyshimtë e Abazajt në të 97′ i heq Egnatias fitoren

F1, Sport, Video
Tirana



Nuk ka fitues në Elbasan, në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 27 të Superiores. Tirana dhe Egnatia e mbyllin 1-1 sfidën mes tyre, me një penallti të minutës së 97′ në favor të bardhebluve të destinuar të krijojë zhurmë. Nuk fiton prej 6 javësh në kampionat skuadra e Tetovës që tani është vetëm +5 nga Partizani e nëse Vllaznia fiton nesër do t’i afrohet në -3.

Fagu ende në kërkim të fitores së parë (bardheblutë kanë 7 ndeshje pa sukses mes kampionatit e kupës), e orientoi skuadrën në një 3-5-2 ofensiv me Nikqin e Patrick që udhëhoqën sulmin. Rrogozhinasit hoqën dorë nga eksperimentet që i kanë sjellë në këtë seri pa fitore, duke kthyer në fushë Fernando e Malota. Tirana pati rastet e saj në pjesën e parë me Nikqin e Hoxhallarin, ndërsa Egnatia replikoi me Ndrecën e Fangajn.

Lexo më tejPartizani poker me 10 lojtarë, Shehi dy fitore radhazi: pozicioni i Bintsouka tërbon Erzenin

PENALLTIA E POLEMIKAVE

Rasti i fundit i pjesë së parë ishte i Latifit, në të 38′, që përfundoi ngjitur me shtyllën, ndërsa e dyta ishte nën shenjën e rrogozhinasve. Spahiu humbi një mundësi të jashtëzakonshme në të 49′, ndërsa në minutën e 74’ erdhi avantazhi i Ibrahimoglu. Turku nuk gaboi në spondin e Montenegros, ndërsa Tirana gjeti forca dhe fitoi një penallti në minutën e 95′ kur Abazaj u frenua në zonë nga Xhemajli. Nga pika e bardhë sulmuesi po vetë nuk gaboi, duke barazuar shifrat atëherë kur Egnatia nuk mund të bënte dot më asgjë. Kështu Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 51 pikë. Sidoqoftë, 6 ndeshje pa fitore në kampionat kanë afruar rrezikshëm Vllazninë e Partizanin. Nëse shkodranët fitojnë me Skënderbeun në Korçë, do të mbërrijnë vetëm 3 pikë larg. Në anën tjetër, Tirana ngjitet momentalisht në vendin e 5, në kuotën e 36 pikëve.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1bbgp8h/gooooool/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1



1 Comment

  1. Pse eshte e dyshimte penalltia o ekspertet e gjithckaje te Lasit. Edhe kunder Tirones qenket, …. mekat i modh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *