• |
ide | kryesore

Video/ Lazio shembet përballë Udinese, tani është krizë e thellë: Olimpico fishkëllen, Immobile tërbohet me Sarrin

Sport, Video
Udinese



Humbja e tretë radhazi në Olimpico për Lazio, që u dorëzua 2-1 ndaj Udinese. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, friulianët kaluan në avantazh me ndërhyrjen në sparkatë të Lucca, që korrigjoi në rrjetë goditjen e Kamara në minutën e 47′. Dy minuta më vonë Zaccagni u bë protagonist, duke shkaktuar autogolin e Giannetti. Por ekulibri zgjati edhe më pak, sepse në minutën e 51′, Zarraga mori pasimin e Thauvin në hyrje të zonës dhe goditi në kënd për të mposhtur Provedel. Bardhekaltrit -8 nga vendi i pestë, ndërsa ishte një sukses themelor për mbijetesën për teknikun Cioffi.

Katër minuta mjaftuan për të vendosur ndeshjen dhe për t’i dhënë Udinese tre pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën. Lazio humbet sërish terren (humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit) dhe Europa po largohet gjithnjë e më shumë. Gjithçka ndodhi në fillim të pjesës së dytë. Pas dy minutash Udinese mori avantazhin. Goditje-kros e Kamara dhe devijimi fitues i Lucca. Reagimi i skuadrës së Sarrit ishte i menjëhershëm dhe barazimi mbërriti me shpejtësi. Zaccagni krosoi dhe Giannetti e devijoi në rrjetën e tij, në tentativë për të paraprirë sulmuesin.

Lexo më tejLotito me akuza të rënda pas Lazio-Milan: “Na përdhunuan, historia e një vdekje të lajmëruar”

Skuadra bardhekaltër megjithatë nuk e mori lojën në kontroll, përkundrazi. Friulianët depërtuan nga e majta dhe më pas topi arriti te Zarraga, që mposhti Provedel. Sarri u përpoq të shkundë skuadrën e tij me zëvendësime. Kapiteni Immobile nuk e mori mirë ndërrimin dhe doli duke arkikuluar qartë: “Ne jemi në disavantazh 2-1, jemi duke humbur 2-1, nuk e kuptoj!” ishte leximi i buzëve të Ciros. Presioni bardhekaltër nuk çon në asgjë të re. E fishkëllimat ranë me breshëri në Olimpico.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *