• |
ide | kryesore

Zbulohet një tjetër bazë armësh në Durrës, arrestohet pronari i banesës

Lajme, Të fundit



Një tjetër bazë armatimesh është zbuluar në Sukth të Durrësit. Në pranga është vënë pronari i banesës A. S., brenda së cilës mbaheshin armë zjarri, sasi të madha fishekësh të kalibrave të ndryshme dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat dyshohet se do t’i shërbenin grupeve kriminale.

Brenda banesës policia gjeti: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë, ndezës granate, 1 palë dylbi snajperi, krehër arme, 1 rrip ushtarak me fishekë dhe mijëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshme. Kujtojmë që kjo është baza e dytë që policia zbulon brenda pak ditësh në Durrës. Dy ditë më parë, u sekuestruan 4 kallashnikovë, 20 krehra dhe një sasi e madhe fishekësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *