• |
ide | kryesore

De Laurentiis, thyen raportin edhe me Sky: prapaskena e përplasjes e çfarë rrezikon presidenti i Napolit

Sport, Video
De Laurentiis



Pasi e bëri me DAZN, dje De Laurentiis ishte protagonist i një shpërthimi ndaj transmetuesit tjetër zyrtar të Serie A, Sky. Një episod që zemëroi shumë jo vetëm televizionin por edhe UEFA-n, që ka ndërmend ta ndëshkojë ADL me një gjobë spektakolare.

PËRSE DE LAURENTIIS U VËRSUL NDAJ UGOLINI

Me sa duket problemi i Aurelio De Laurentiis nuk është vetëm DAZN, por transmetuesit televizivë dhe gazetarët në përgjithësi. Episodi i djeshëm e dëshmon qartë këtë. Të shohësh një president që del në fushë për të larguar një nga lojtarët e tij nga një intervistë televizive dhe, i pakënaqur, gjithashtu largon edhe kameramanin, është një skenë praktikisht e paimagjinueshme në ditët e sotme në Champions League. Një veprim i rëndë dhe në një kohë të shkurtër imazhet bënë xhiron e botës.

Sipas Tuttosport, arsyeja përse De Laurentiis nuk donte që Ugolini të intervistonte Politanon është se gazetari është roman dhe jo napolitan siç do të dëshironte presidenti i Napolit. Në fakt, ADL do të kishte dashur që Di Marzio, i cili ka një marrëdhënie me Napolin, qytetin dhe klubin, të intervistonte lojtarët e tij. Kjo është ajo që dëshiron ADL: që lojtarët e tij të intervistohen vetëm nga napolitanët.

UEFA PËRGATIT NJË GJOBË EKZEMPLARE

Cilido qoftë motivi i De Laurentis për një akt të tillë, ai nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Në fakt, UEFA, shkruan Repubblica, nuk e ka tretur këtë imazh të shëmtuar, më së shumti sepse në nivel rregullash ADL nuk ka të drejtë në asnjë front. Sky, në fakt, është i autorizuar të kryejë intervista jashtë fushës dhe një klub nuk mund të përjashtojë veten, aq më pak të marrë lojtarët dhe të shtyjë kameramanët. Për këtë arsye, UEFA po përgatitet të dërgojë një gjobë të madhe për De Laurentiis.

Ndërkohë, CEO i Sky Federico Ferri shkruan në X: “Kush bën intervistat në Sky Sport e vendos Sky Sport. Pa fjalë për atë që ndodhi me gazetarin tonë e kameramanin tonë. E dënoj pa asnjë koment tjetër. Një gjë është e sigurt: ecim përpara si gjithmonë, me profesionalizëm, rigorozitet, kredibilitet dhe edukim”.

De Laurentiis po djeg të gjitha urat e tij me mediat italiane. Së pari DAZN, tani Sky. Së shpejti anëtarët e Napolit nuk do të mund të japin më intervista televizive nëse kjo është tendenca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *