• |
ide | kryesore

Ndryshimi historik/ Kombëtarja gjermane tradhëton Adidasin për Nike

F1, Sport
germania, adidas nike



Pas më shumë se 70 vitesh kombëtarja gjermane do të lërë markën gjermane Adidas dhe do të kalojë te amerikania Nike. Lajmi u komunikua nga Federata Gjermane e Futbollit. Bashkëpunimi do të nisë nga janari i 2027 dhe do të zgjasë të paktën deri në 2034. Nike do të veshë të gjithë kombëtaret gjermane.

“Partnertti i ardhshëm do t’i mundësojë Federatës që të vazhdojë të zhvillojë detyrat thelbësore në dhjetëvjeçarin që vjen në këndvështrimin e zhvillimit global të futbollit në Gjermani”, shpjegoi presidenti i Federatës, Bernd Neuendorf. Holger Blask, Presidenti i Këshillit Administrativ të Federatës ndërkohë nënvizoi se “zgjedhja si partner i ardhshëm e Nike është rezultati i një gare transparente dhe jo diskriminuese”.

HISTORIA

Gjermania ka fituar 4 Botërorë dhe 3 Europianë. Në çdo sukses skuadra ka veshur Adidas, (bashkëpunimi mes tyre ka nisur që në 1959), me markën gjermane që ka qenë gjithmonë sponsori teknik i kombëtares. Vendimi për ndryshimin e papritur është eksluzivisht ekonomik. Nike ka prezantuar një ofertë shumë më të lartë në krahasim me markën gjermane që deri në këtë moment i jep Federatës plot 50 milionë euro në vit.

POLEMIKAT

Adidas që në ditët e kaluara krijoi polemika me prezantimin e një prej fanellave që do të përdoren në Europianin e ardhshëm, (me ngjyrë rozë e cila nuk ju ka pëlqyer shumë gjermanëve), nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim, me zëdhënësit e markës gjermane të veshjeve sportive që deklaruan se u informuan vetëm në ditën kur lajmi u publikua nga Federata se kishte arritur një akord të ri me Nike pas përfundimit të marrëveshjes në vitin 2026.

Gjmania do të ndeshet nesër në një ndeshje miqësore me Francën e cila gjithashtu e braktisi pak vite më parë Adidasin në favor të Nike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *