• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Policia amerikane vrét gabimisht 15-vjeçaren që ishte rrëmbyer nga babai

Arkiva, Lajme, Të fundit
15



Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaliforni të SHBA-ve, ku një vajzë 15-vjeçare u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë, teksa vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë. 15-vjeçarja Savannah Graziano ishte rrëmbyer nga babai i saj i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Një video e publikuar nga policia të momenteve të incidentit të ndodhur më 27 shtator të vitit 2022 ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në publikun amerikan. Videoja u bë publike për herë të parë, dy vjet pas tragjedisë, me kërkesë të gazetarit Joey Scott, i cili në një postim të tij në X foli për keqinterpretim të fakteve nga Sherifi i Qarkut San Bernardino.

Sipas New York Post, adoleshentja u raportua e zhdukur pasi nëna e saj, Tracy Martinez, u vra nga babai i saj, Anthony John Graziano, më 26 shtator 2022. Një ditë më vonë, policia identifikoi duke lëvizur automjetin e tij dhe e ndoqi atë për rreth 110 km. Vajza ndodhej në sediljen e pasagjerit. Kur babai e kuptoi se nuk kishte shpëtim ndaloi automjetin dhe hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë me një armë gjysmë-automatike.

Në këtë moment vajza hapi derën dhe doli jashtë duke vrapuar. Njëri prej policëve i ka bërtitur që të vrapojë drejt tij. Pak sekonda më vonë shihet që adoleshentja po vrapon drejt një veture policie, por oficerë të tjerë e qëllojnë dhe ajo bie përtokë e gjakosur. Kolegu i tyre u bërtet atyre që të ndalojnë të shtënat, sepse i dyshuari ndodhet ende në makinë. Vajza u dërgua në spital ku u konstatua vdekja.

Edhe babai i saj vdiq në vend nga plagët e marra. Oficerët nuk mbanin kamera në uniformat e tyre gjatë operacionit. Pas incidentit sherifi i San Bernardino, tha se vajza dukej se kishte veshur diçka si “pajisje ushtarake” kur doli nga automjeti, por gazetari Joey Scott tha se pamjet janë të qarta. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *