• |
ide | kryesore

Partizani humb pjesët kundër Vllaznisë: Mehmeti nuk rikuperon dot, Cara e Hadroji e fusin Shehin në krizë

F1, Sport
Partizani



Rezultatet nuk vijnë, të paktën si do të donin te Partizani, por edhe dëmtimet nuk po i japin paqe Orges Shehit. Atëherë kur u duk se për sfidën direkte për vendin e dytë me Vllazninë 46 vjeçari do t’i kishte për herë të parë të gjithë futbollistët e organikës, duke përjashtuar Bytyçin që e ka mbyllur prej kohësh sezonin, situata e mungesave u përkeqësua sërish. E me emra të rëndësishëm madje.

Tedi Cara u ndëshkua me kartonin e kuq në transfertën me Laçin dhe do të humbasë ndeshjen vendimtare me shkodranët. Një problem i madh për Shehin, që te Cara ka një lojtar fondamental për futbollin e tij. Sikur të mos mjaftojë është dëmtuar në të njëjtën ndeshje edhe Andi Hadroji, që u zëvendësua në minutën e 86’ nga Keko. Mbrojtësi i djathtë nuk është gati, për shkak të problemeve muskulare dhe nuk do të jetë në dispozicion të Shehit për ndeshjen. Nuk ia del edhe Mehmeti, që mendohej se do të rikuperonte për sfidën me Vllazninë, por mbetet jashtë edhe për këtë ndeshje.

Lexo më tej‘Mallkimi’ i dëmtimeve te Partizani: edhe kundër Teutës Shehi ka katër titullarë jashtë

Një situatë e tillë e vë në vështirësi zgjedhjesh teknikun e Partizanit, që lajmin e vetëm të mirë ka marrë nga Xhuljano Skuka. Sulmuesi, që doli për shkak të shqetësimeve gastrike, tashmë i ka kapërcyer, duke qenë gati të udhëheqë ofensivën. Partizani luan një ndeshje vendimtare për vendin e dytë, të dielës në orën 20, në Arena Kombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *