• |
ide | kryesore

Pësoi defekt teknik, peshkarexha mbetet në det disa milje larg Sazanit, operacion shpëtimi gjatë natës

Lajme, Të fundit



Një peshkarexhë mbeti në det të hapur gjatë natës për shkak të një defekti teknik. Ngjarja ka ndodhur disa milje larg Sazanit, ku për shkak të bllokimit të helikës peshkarexha me tre persona në bord ka mbetur në det.

Ata kanë lëshuar alarmin SOS pas mesnatës dhe policia Kufitare u ka shkuar në ndihmë bashkë me peshkatarë të tjerë. Këta peshkatarë kanë dalë në det dy ditë më parë dhe kthimin e kishin ditën e djeshme. 3 personat në bord mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po punohet për sjelljen e peshkarexhës në tripot të Vlorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *