• |
ide | kryesore

Deklaratat e Ramës/ Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së: Shantazhi i Veliajt funksionoi

Lajme, Të fundit



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama që mbështeti qëndrimin e kryebashkiakut të Tiranës lidhur me skandalin e 5D-së. Bardhi shprehet se Rama mbështeti kreun e Bashkisë edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Shantazhi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës funksionoi! Nuk janë thjesht dy hallexjinj të drejtësisë, por edhe dy bashkëpunëtorë të afërt, ku fati i njërit përcakton fatin e tjetrit. Prandaj sot Edi Rama mbështeti Erion Veliajn edhe më shumë sesa mbështeti vëllain e tij biologjik Olsi Rama, sepse e di që Erion Veliaj i ka në dorë fatin e pushtetit.

Pasi Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erion Veliajn, Edi Rama zgjodhi edhe kësaj here të sulmojë opozitën. Asnjë fjalë për thelbin e çështjes, asnjë sqarim sesi vjedhja e të paktën 22 milion eurove nga buxheti i Bashkisë Tiranë i shpëtojë syrit të patronazhistëve të tij, që dinë gjithçka për çdo qytetarë, por nuk dinë që Shtabi Elektoral i Erjon Veliajt me nje skemë të pastër mashtrimi kanë vjedhur të paktën 22 milion euro.

Çdo Kryeministër i pashantazhueshëm do kishte mbështetur Gjykatën Antikorrupsion që kërkon të hetohet Erion Veliaj, dhe kurrësesi këtë të fundit. Por ky nuk mund të jetë Edi Rama, që në të njëjtën mënyrë si Erion Veliaj, nuk dinë as çfarë bën i vllai, as çfarë bën zëvendësi i tij në Qeveri, as çfarë bëjnë ministrat e tij të korruptuar. Prandaj janë të dy njëlloj hallexhinjë të drejtësisë.



12 Comments

    1. Gazi eshte me perioda cdo dite, shikon si bene si kurve palek,
      Qe te perfitoje ne burg ky , ne radhe te pare duhet te heqe mjekren

  1. Mendo qe kishte njerez qe e kishin marre per sajese te Inteligjences Artificiale fjalimin-shantazh te Vemjes se Bashkise…….

  2. “Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”, shprehej para pak javësh Bardhi.kujtese per shpellkare e maloke te cecenit skifterit salih serbi

  3. Te gjithe trushplaret e mesiperm s’ kane argumente. Kur s’ ke argumente, sulmom me fyerje dhe ofendime homofobe.

  4. Me gjithë këto skandale të Ramës,Veliajt e rilindjes ka akoma njerëz të pa cipë që vazhdojnë e mbrojnë hajdutët dhe shajnë e ofendojnë ata që po i demaskojnë dhe fjalë fyese.
    Ky është kapaciteti dhe morali rilindas!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *