• |
ide | kryesore

Video/ Almqvist u godit me gju në kokë, Leao shënoi në kundërsulm: tërbohet presidenti i Lecce

Sport, Video
Almqvist



Milan likuidoi lehtësisht Lecce në ndeshjen e zhvilluar në San Siro. Kuqezinjtë u imponuan me rezultatin 3-0 falë golave të Pulisic dhe Giroud në pjesën e parë dhe Leao në pjesën e dytë. Ishte goli i portugezit, megjithatë, që tërboi presidentin e Lecce, Sticchi Damiani. E gjitha, sepse Almqvist ishte përtokë pasi mori një goditje me gju. Gjesti kontrovers në tribunë i presidentit leçez nuk linte asnjë dyshim për interpretimin.

GOLI I LEAO

Në minutën e 57′ Leao shënoi golin që e bëri rezultatin 3-0. Megjithatë, aksioni u kontestua nga Lecce për një goditje të pësuar nga Almqvist. Ai pas një kontrasti me Theo në zonën e rreptësisë, mori një goditje të pavullnetshme me gju në kokë. Arbitri nuk fishkëlleu, loja vazhdoi dhe Adli pasoi në thellësi te Leao, që mposhti Falcone.

GJESTI IRONIZUES I STICCHI DAMIANI

Sticchi Damiani ka reaguar menjëherë në golin e portugezit Leao, me një gjest ironizues në tribunë. Presidenti i skuadrës salentine në fakt u ngrit në këmbë dhe filloi të duartrokiste në shenjë proteste ndaj arbitrit i cili nuk e ndërpreu lojën pavarësisht goditjes në kokë që mori sulmuesi Almqvist. “Arbitri duhej të ndalonte lojën ose përndryshe mund të kishin arritur atje kundërshtarët. Lojtarët tanë u sollën mirë me milanistët. Ndodh kështu kur një lojtar dëmtohet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *