• |
ide | kryesore

Thohir-Moratti sërisht bashkë në emër të Inter: “Gjithnjë një kënaqësi”

Sport
Thohir



Massimo Moratti dhe Erik Thohir sërish bashkë… në emër të Inter. Sipërmarrësi indonezian, ministër aktual i qeverisë së vendit të tij, postoi një foto në rrjetet sociale me presidentin historik zikaltër, shumë i dashur nga mbështetësit e Benenamata-s. Thohir, i cili bleu klubin nga Moratti, duke u vënë kështu në krye të kampionëve të ardhshëm të Italisë në vitin 2013 për rreth tre vjet (i la vendin Zhang në vitin 2016), nuk e harron presidentin 78 vjeçar të Saras. Ndër temat e takimit, momenti i zikaltërve, por jo vetëm kaq.

Kjo mund të shihet nga postimi në Instagram ku shfaqet një bibliotekë e madhe dhe fjalët ‘W Inter’: “Është kënaqësi të takoj z. Massimo Moratti – shkruhet në postimin e Thohir -. Ne folëm për shumë gjëra në një botë gjithnjë e më dinamike dhe pa kufij, duke përfshirë zhvillimin e futbollit italian dhe atij botëror. Ka një entuziazëm të madh sepse Inter ka një shans të madh për të fituar titullin këtë sezon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *