• |
ide | kryesore

Akuzat e Tigrit ndaj Ramës, detyra e SPAK dhe personazhi misterioz Ergys Agaçi

Arkiva, Blog
Lala


Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, dikur i etiketuar si TIGRI i qeverisë e tashmë një i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, për aferën e incenetorëve, ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai flet për takime të Ramës me bossë të mafias në zyrën e tij brenda godinës së qeverisë.

“I takon bosët e mafias në zyrën e tij në selinë e kryeministrisë, e kam parë”, thotë Ahmetaj.

LEXO MË TEJ:

Ahmetaj për Rai3: Rama i priste mafiozët në zyrë!

Ai akuzon si ndërmjetësues të takimeve të Ramës me botën e krimit, Ergys Agasin, sot një prej njerëzve më të besuar të Ramës, që i ka besuar qarkun e Durrësit.

Report sjell në kujtesë edhe një takim të Ramës me Luftar Hysën, që sipas shkrimit konsiderohet nga autoritetet kanadeze si një ndër pastruesit e parave kryesorë për kartelin e Sinaloas.

“E kam takuar vetëm një herë dhe pastaj kurrë më”, përgjigjet Rama kur pyetet nga gazetari Italian, sipas asaj që kanë zbardhur mediat në vendin fqinj.

Dy muaj pas këtij takimi – thekson më tej shkrimi ne mediat italiane – biznesmeni Hysa mori liçencën për të hapur një kazino në një hotel luksi në Vlorë.

Këto janë pak a shumë vetëm disa nga pikat ku ndalet investigimi, sepse detajet e plota do të mësohen në darkë. Por të kthehemi të realiteti shqiptar.

Ergys Agasi, është një emër i lakuar për lidhje të mundshme me njerëz të krimit. Ai mori frerët e PS-së në Durrës, duke u shdnërruar në njeriun besnik të Ramës, pas “rënies” së Vangjush Dakos. Një emër, që sot kontrollon cdo qelizë të institucioneve në qytetin bregdetar.

Cdo emërim drejtori në postet kyce në administratë, kërkon emërimin e tij.

Me një fjalë, për të treguar sa fuqi ka ky person po ju rrefej vetëm një detaj.

Pak kohë më parë, ai organizoi një festë në një resort në periferi të Tiranës, ku bëri bashkë krimin, politikën dhe biznesit.

Rama për emisionin në Rai3: Do ketë llumin e eksportuar nga Tirana

Policia i ka faktet në dorë. Detajet e festës janë të filmuara, SPAK ka mundësinë t’i hetojë.

Në lidhje me Luftar Hysën, që për shumëkënd ishte një person i panjohur për shkak se biznesin e kishte ngritur në Meksikë dhe Kanada, autoritetet (SPAK) së fundmi ka shkëmbyer informacion me partnerët në lidhje me të, edhe pse detajet mbahen në sekret të plotë.

Që në Shqipëri qeveria është e kapur nga krimi, kjo dihet dhe faktet janë publikuar nga mediat në Shqipëri rast pas rasti.

Që në Shqipëri pastrohen para në kulla e grataciela, edhe ky është një fakt që dihet botërisht.

Që zgjedhjet blihen edhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm.

Ndaj nisur nga investigimi i emisionit REPORT në televizionin italian “Rai 3” që do të trasmetohet këtë të dielë në mbrëmje që SPAK ka detyrën të celë një dosje penale.

Të hetojë dhe zbardhë nëse kryeministri pret në zyrë bossë të mafias, cfarë iu ka kërkuar dhe cfarë ka marrë në këmbim.

Të bllokojë paratë e krimit dhe të zbardhë krimet zgjedhore. Është detyrë e prokurorëve specialë.

*Marre nga Facebook i autores Klodiana Lala

 

.


4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *