• |
ide | kryesore

Flet gazetari i RAI 3: Rama më habiti për takimin me Luftarin e “Sinaloas”

Arkiva, Lajme, Të fundit
gazetari rai 3


Gazetari i emisionit “Report” në RAI 3, Giorgio Mottola ka rrëfyer ndjesitë e tij pas dy dokumentarëve për Shqipërinë. Në një intervistë në Syri Tv, gazetari italian thotë se ka një problem shumë të fortë me depërtimin e krimit të organizuar në qeverinë dhe ekonominë shqiptare.

“Ajo që unë mund të tregoj mbas këtyre muajve të kaluara në Shqipëri, duke treguar për politikanë, ish-gjyqtarët, subjekte mjaft të afërt me Edi Ramës, sigurisht ka një problem shumë të fortë që ka të bëjë me depërtimet e krimit të organizuar në qeveri dhe ekonominë shqiptare. Kjo është e pamohueshme, nga ana e shifrave financiare dhe kjo është e dukshme në dritën e diellit. Për aq kohë sa qeveria shqiptare nuk do ta pranojë se ekziston ky problem do të jetë shumë e ndërlikuar të zgjidhet problemi” – tha gazetari.

Mottola thekson se gjëja më shqetësuese është se Rama vazhdon të konfirmojë se ka një vlerësim të madh ndaj familjes nga Vlora që ka kompaninë e ndërtimit dhe që ka mundësuar takimin me anëtarin e kartelit të Sinalos, por që sipas dokumenteve të gjyqtarëve kanadezë, kjo kompani rezulton se disponohet nga Luftar Hysa.

“Kryeministri Rama e pranoi që e ka takuar këtë Luftar (Hysa) duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. Ai tha se kishte shkuar për të folur me Ramën për një libër për mjedisin. Rama e përgënjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa). Rama nga ana e vetë thotë se nuk e dinte që Luftari të ishte një përfaqësues i kartelit të Sinalos, por gjëja më shqetësuese është se ai vazhdon të konfirmojë se ka një vlerësim të madh ndaj familjes nga Vlora që ka kompaninë e ndërtimit dhe që ka mundësuar takimin.

Sipas dokumenteve kanadeze Vlora Construcsion, të paktën që prej 2020 sipas magjistratë kanadezë është bërë një shoqëri që disponohet nga Luftari (Hysa) dhe gjyqtarët kanadezë kanë evidentuar një sërë transfertash që janë bërë me Vlora Construcsion ku bën pjesë Luftari (Hysa) dhe fakti që Vlora Construcsion ka fituar shumë tendera në Shqipëri duhet të ndezi një dritë alarmi” – tha gazetari. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Rai 3 na tregoi sa paguajnë banditët për makiazh

Emisioni i Report / Pikat më të forta kundër Ramës

Dy videot/ Kush gënjen për takimin në kryeministri, Edi Rama apo Luftar Hysa?


9 Comments

    1. Edhe pse intervista e Edi Ramës ishte shteruese për çdo akuzë dhe detyroi gazetarin t’i quante akuza dhe jo fakte, pra të ofruara nga opozita, sot ata që ai kanë ofruar akuzat, gëzohen që i dëgjojnë në italisht dhe përsërisin thirrjet banale për protestë apo revolucion.

      Gazetari i RAI u përpoq sa mundi të mbante distancë se nuk jam duke i shërbyer Berishës me këto akuza, por Berisha nuk ka shumë mëshire në këtë rast. Atij i duhet doemos ta çojë deri në fund shpenzimin e tij me këtë rast, njësoj si me Bildin, që i paguan gazetarit hotelin në Marriot dhe udhëtimet në Tiranë.Mos u habit o shpellkar i puljas qe shkerdhehesh per ca mijra euro te mara nga serbi salih

      1. Po mo po. Edhe Salihut qe te ngeli ne goje me llafet e thashethemet e Rames u be non-grata.

        Sna kishte ra rasti te degjonim nje kryeminister qe pret mafiozat ne zyre. Edhe Andreotti qe u akuzua ishte shume i fshehte ky hapur fare.

        Eshte e pabesueshme te akuzoje zevendesi jot qe eshte ne arrati dhe ketu te vazhdoje cdo gje si te jete me normalja.

        Popull legen.

      2. Mendje e ngushtë, që çdo të vërtetë që thuhet për regjimin e Ramës e quan të ardhur nga Saliu.
        Je një struc që ke futur kokën në rërë për të mos parë Shqipërinë e Edit, por harron se ke lënë jashtë bythën dhe prandaj herët a vonë do të hyjë ndonjë hu në bythë, siç ti e meriton

  1. Leket e ketyre pastrohen gjith boten e Jo vetem ne nje byth vend si Shqiperia. Sado te jemi lavatrice nglelemi lavatrice e vogel. Megjithate nami behet. Na pelqejn leket e thjeshta. Shto edhe qe e kemi ne gjak. E filloi Enveri me kontraband cigaresh. Saliu me naften dhe armet. Tosi me ca ti dilte. Ky durt thell kudo ka drog e plehra. Keto I pelqejn ketij

    1. Ashtu po enver saliu dhe tos nano e shperndanin lekun kurse ky eshte bo si kuceder cdo gje per vete. Edhe ata ce i lepihen e kapin ndonje lek ky i hudh ne burg kur nuk i duhen me. Babezi e papare!

  2. O Edo kam nje shokun tim, do me te taku. Ca ore te kaloj vella?! Ishalla do kete kohe ai. Thjesht per qejf.

  3. Sali Berisha, edhe pse thotë se nuk ka asnjë provë dhe dëshmitar, shkruan këtë të hënë se sulmi ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, është organizuar nga Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *