• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi: Ergys Agasi, njeriu i Ramës tek kriminelët. Edhe SHISH në duart e krimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gaz Bardhi u shpreh se Ergys Agasi dyshohet se ka shndërruar SHISH-in në një organizëm në duart e krimit të organizuar.

Bardhi reagoi në lidhje me investigimin e televizionit italian RAI3.

Lexo më tej: Investigimi i RAI3, opozita protestë të enjten para Kuvendit 

Mes të tjerash, Bardhi shkruan në Facebook se PD do të kërkojë debat parlamentar me kryeministrin, duke shtuar se pas këtij investigimi, Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të hetohet në rolin e tij për fuqizimin e krimit të organizuar.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe caktimi prej tij i Ergys Agasit si i deleguar i posaçëm për marrëdhëniet me organizatat kriminale nga Durrësi në Shkodër, nga Elbasani në Vlorë, është zyrtarizimi i dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Kjo minon demokracinë dhe vendos seriozisht në rrezik ekzistencën e shtetit. Janë po të njëjtat lidhje që dyshohet se kanë shndërruar edhe Shërbimin Informativ të Shtetit në një organizëm në duart e krimit të organizuar, duke zhbërë rolin kushtetues dhe ligjor të këtij institucione.

Investigimi i emisionit Report në Rai 3, si dhe pasqyrimi në mediat e tjera ndërkombëtare të këtij realiteti të trishtë për vendin dhe të ardhmen e tij europiane, meriton një trajtim serioz nga Kuvendi, sa kohë njëriu përgjegjës, Kryeministri Edi Rama, vijon në papërgjegjshmërinë e tij, të bëjë sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon. Edhe gazeta serioze BILD konfirmon se hetuesit gjerman dyshojnë për përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e kokainës në Hanovër, veprimtari kriminale kjo e lidhur me ngritjen e laboratorit të Xibrakës.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debate parlamentar të enjten mbi këtë çështje, duke ushtruar përgjegjësitë e tij në raport me interesin publik dhe duke nxitur një debat real parlamentar për masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë për prerjen e lidhjeve të krimit të organizuar me qeverisjen.

Edi Rama duhet të jap dorëheqjen. Ai duhet të merret nën hetim për rolin e tij në lidhje me fuqizimin e krimit të organizuar, që gjatë qeverisjes së tij 11 vjecare, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe statusit të investitorit strategjik. Edi Rama është sponsorizuesi politik i përfshirjes së krimit të organizuar në Parlament dhe qeverisje, duke i dhënë atyre statusin e të paprekshmëve për 11 vjet. Heshtja e institucioneve përgjegjëse ligjzbatuese është bashkëfajësi!


6 Comments

  1. Te gjitha pazaret e bandes se Pojes dhe bandes se Suel Çeles ky jevgu i durresit i ben. Eshte banditi me i madh qe ka veni

  2. Federata Europiane e Gazetarëve reagon ashpër ndaj Rithemelimit, dënon sulmin me molotov ndaj gazetarëve dhe intimidimin e gazetarit Arbër Hitaj,shpellkare te salihut qe komentoni na tregoni nje fakt me dokumenta qe ky gazekari italian tregoje mbreme sa per ka theni ai me tha ai dhe D’Alema po ben biznes ne shqiperi,po na tregoje cfare salihu i ka thene,qe ky ti thote ne nje intrviste me ramen,paraja hedh shurren perpjete,nje italian nuk i ben naze milionave qe salihu shperndan kudo,sepse shpifjet e veta nuk pijne uje me dhe ky ketkon qe keto shpifje ti thote ne italisht

  3. Kete e di gkithe Shqiperia, po Rama nuk merret me llafe. Ai ben shkence, pi shwiotaret nuk po e kuptojne liderin e tyre. Ai po drejton Europen ju ankoheni. Kush do e zgjidh luften ne ukraine, atr ne Izrael. Pse me Amerikanet zgjidhen keto pune, pa nje lider vizionar te zgjuar me peshe, sic lind nje ne 1 milion si Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *