• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Si e detyroi Rama të dorëhiqej kryetaren e Bashkisë Himarë

Arkiva, Kryesore, Lajme


Në letrën ku Blerina Balaj njoftonte dorëheqjen nga posti i kryetares së komanduar të Bashkisë Himarë zor se mund të gjeje diçka të vërtetë për sa i përket motivit të largimit. Vendimin që ajo e justifikon për “shkaqe personale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen e saj të plotë”, është në fakt një akt i detyruar nga kupola politike e Partisë Socialiste dhe vetë Edi Rama. Lapsi.al mëson nga burime të besueshme prapaskenat e përplasjes që sollën largimin e kryetares së komanduar në Himarë pas arrestimit të Jorgo Goros.

Mbledhja e mbyllur e PS

Në përfundim të takimit të datës 24 maj në Himarë, ku Rama dha shfaqjen e radhës propagandistike të shpërndarjes së certifikatave të pronësisë dhe në një formë zyrtarizoi Vangjel Tavon si kandidatin e tij të ardhshëm për atë bashki, u zhvillua një mbledhje me strukturat lokale të PS-së.

Aty me tone të ashpra vetë kryeministri iu drejtua Blerina Balajt me fjalët “mblidh burrin…” dhe vazhdoi më tej ta demaskonte kryetaren e komanduar të Himarës në sy të të gjithëve, se ajo i kishte dërguar atij disa mesazhe për miratim leje ndërtimi.

Shteti privat i Ramës, si i përdor pronat për vota në Himarë

Veç kësaj Rama e akuzoi se bashkëshorti i saj po keqpërdorte në zonë pozitën e gruas kryetare bashkie për përfitime në konflikt interesi. Në një moment Balaj ka replikuar shkurt me Ramën duke i kërkuar të dilte nga mbledhja nëse ishte e nevojshme, por kryeministri nuk e lejoi të largohej.

Përplasja me prefektin Vangjel Tavo

I njëjti burim i mirëinformuar i tha Lapsi.al se bashkëshorti i Blerina Balajt ka pasur edhe një përplasje verbale e gati fizike me prefektin Vangjel Tavo, të cilin e shihte si pengesë në administrimin e pushtetit të përkohshëm që kishte marrë gruaja e tij.

Ngjarja ishte raportuar edhe te kryeministri çka solli më pas “shpërthimin” e tij në takimin e asaj dite në Himarë.

Konfirmimi i Prokurorisë/ Kërkohen në Greqi dokumentat e dëbimit të gjyqtares Irena Gjoka

Po në atë takim të tensionuar, Edi Rama i kërkoi Blerina Balajt të emëronte si nënkryetar bashkie Arqile Bollanon, i cili mbante postin e drejtorit të Shërbimeve Publike në bashki dhe ishte një nga njerëzit e afërt të Jorgo Goros. Bollano ndërkohë është edhe nën hetim nga SPAK për abuzime me fondet publike.

Skema për katapultimin e njeriut që po hetohet nga SPAK

Emërimi i Arqile Bollanos si nënkrytar ishte një kalkulim i pastër i Edi Ramës në mënyrë që në momentin kur Blerina Balaj të detyrohej të dorëhiqej, ai të ishte kryetari i komanduar i Himarës. Natyrisht që kjo është një vendimarrje e Këshillit Bashkiak, ku PS ka shumicën dhe pritet ta miratojë të premten si kryetar të përkohshëm.

Pasi Balaj firmosi Bollanon në pozicionin e nënkryetarit, Lapsi.al mëson se Edi Rama dërgoi Damian Gjiknurin si korrier në Himarë për t’i thënë asaj që të deklaronte dorëheqjen……….. Gjiknurin sepse Balaj kishte qenë një njeri pranë tij gjatë kohës kur ai ishte drejtues politik i PS në Vlorë. Urdhri vinte nga zyra e Kryeministrit dhe kurrsesi që Balaj nuk kishte as kurajon për ta kundërshtuar prandaj sot protokolloi zyrtarisht dorëheqjen e saj.

Analiza/ Hija e Belerit mes Ramës dhe Mitsotakis

Lëvizja e Ramës është thjesht sa për të fituar kohë deri në vjeshtë kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Himarë e ku ai me gjasë ka lënë të kuptohet se do të kandidojë ish-deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo, i cili pas emërimit si prefekt i Vlorës është zhvendosur në një nga resortet luksoze të zonës.

Ka pak shpresa që Gjykata e Apelit të rrëzojë dënimin e Fredi Belerit në shkallë të parë e t’i hapë rrugë betimit të tij si kryebashkiak. Vetë Beleri ndërkohë pritet të marrë nga burgu mandatin si eurodeputet i Demokracisë së Re në Greqi. ©LAPSI.al


6 Comments

  1. Ismail Kadere, Poema ANKETE, viti 1956-1966. Nga libri ” Motive me diell” – 1968
    Pa koment po citoj poemen ANKETE
    1. ” Veshtroj pasaporten,/ Me rradhe hap fletet./ Syte me takojne me syte e fotografise sime./ Duket se per dicka pyesim njeri- tjetrin,/ Per dicka njeri- tjetrin shtiem ne mendime./
    Pasaporta ime,/ Jeta ime sintetike,/ Shkruar me kujdes/ Me boje kine./
    Ne vend te huaj, shesheve te huaj,/ Si ca copa te prera nga rrafshirat e vendit tim,/ Mbaj ne xhep keto flete,/ Kur germat kane lulezuar,/
    Ku mbi kapak/ RPSH / Eshte shtypur plot shkelqim./
    Pasaporta ime,/ Ca flete qe dridhen ne ere. / Me ngjan sikur shfletoj/ Fushat e atdheut ne pranvere./
    Pasaporta ime : / Ca faqe me boje kine./ Me thua ca te verteta te thjeshta, / Por faktet dhe fjalet e tua, ta dish,/ Jane ca drure, qe I zhveshi vjeshta / Dhe qe presin pranveren t’i veshe serish./
    Tani boshlleqet midis rreshtave/ Me nje shkrim te imet une do t’i mbush,/ Ashtu si distancat midis plepave/ I mbush praneveres bari i bruzte. /
    2. Ti shpesh kalon ne kopshtin, ku te thara/ Enderrimet e shkuara fjeten atje./ Ato ndjejne hapin tend, / I shtrijne duart perpara,/ Te thone ” Pse na le”.
    Ti shikon dhe buzeqesh me vete:/ Enderra te dashura,/ Te sinqerita./ Megjithese ti prap ato i do,/ Dhe ato te presin t’u vesh prane,/ Kurre s’do ktheheshe me tek to,…/ Sepse si lulet endrrat jane./
    Cdo stine sjell lule te ra./ Dhe bar te ri bie cdo stine/ Dhe tok me barin, qe u tha / Nen kose, plot enderra ferferijne./
    Endrrat e vogla, enderra feminore,/ Mbijne si fletet,/ Thahen si fletet,/ Por ka dhe endrra, qe si pisha madheshtore,/ Tundin perjete krifat e blerta./
    Kush po shetit ne varreza t’ enderrimeve ,/ Te mbuluara me debore trishtim e vetmi ? / Kush, duke mbrojtur shkrepsen nga thellimi,/ Kerkon t’u ndeze te gjithve nga nje qiri? /
    Ti, kushdo qofsh,/ Qe s’di per c’arsye / Ne boten e vogel mbete,/ Degjo te tregoj nje histori feminije/ Per nje han, qe ngrihet ndane nje udhe te shkrete:/
    3. Ishte nje ha ndane nje udhe te shkrete…/ Une u linda ne nje kohe plot tymra e gjemime, / Megjithate, nen qiellin si helmete,/ Enderrova lule te tjeter kalime./
    Isha si nje liman / Hapur ndaj ernave dhe valve / Te gjithe kontinenteve dhe oqeaneve,/ Te gjitha endrrat dhe deshirat lundronin drejt meje,/ Si ne nje gji te sigurte/ Mbrojtur nga shqotat e rrepta; Tek une femija , / Une- “cita aperta”.
    Dhe zemra ime i ngjan nje hani / Ndane udhes se madhe, te qete./ Udhetaret, qe ne rruge i zinte tufani,/ Bujtnin aty nje nate, ose ca net./
    Vinte udhetari./ Nga? S’è di nga vinte./ Trokiste ne dritare, ose ne porte./
    Nuk kishte emer,/ Nuk kishte valixhe/ As adrese s’kishte, as pasaporte./
    Se udhetaret, qe bujtinin tek ky han ndane rruges/ Ishin enderrat e mia feminore. / Trokiste porta,/ Une vrapoja ne muzg/ Me nje fener te zbehte ne dore./
    Hapja kanatet./ Brenda enderra futej / Me faqet e ngrira, floket e laget,/ Boren nga supet une ja shkundja,/ Dhe uleshim te dy prane oxhakut,/
    Enderra udhetare./ Shkonin dy-tri net./ Niseshin udhes se gjate prape./ Prape dimri kendon,/ Dera prape troket,/ Dhe prape nje dialog i gjate./
    Hynte i gezuar nje udhetar i ri,/ Nderkaq udhetari i vjeter me nuk rrinte,/ Porten e hapte,/ Dilte me qetesi / Ne udhen ku tufani ulerinte./
    Une hanxhiu i vogel, kurre nuk u lodha / Se hapuri kanatet neper net/ Shendrinte ne oborr feneri si yll nder fjolla,/ Porta troket. Troket.
    Troket./ Kush po troket kaq vone ?/ Mbi gjoks te nates – potkonj ne largesi, / Mes trokitjeve nje ze gjemon: / ” Me ndjekun, hape shpejt, hanxhi!”.
    Dhe hyn./ Sic eshte plot vetetima fortuna,/ Plot plage pushkesh eshte ky udhetar./ Nis e kendon nje kenge hajdutesh,/ Per nje bli, per dike qe lekundet ne litar./
    Nje dite i them une ” Udha mbare”/ Erdhi nje tjeter,/ I ngrysur shkel ne prag./ Ky ishte m’i tmerrshmi i ujqerve detare,/
    Me emerin Bill, Xhon Silvers, ose Flinti plak,/
    Me cohe te zeze nje sy te lidhur,/ Supet, nen pelerinen e gjate./ ( Qe t’i bej shoqeri dhe une e lidh/ Njerin sy si pirate).
    Me flet per ishuj, / Per komplote neper taverna,/ Si era qan, si shkulma ngrihet hata./ Si dymbedhjete detare rreth arkes te te vdekurit/ Kendoni nje kenge, qe e dinin vec ata./
    Por ketije i them : “Ere e mbare”./ Te tjere vijne ushtare,/ Ushtare, kusare, heronj me flete,/ Ecin e ecin rruges se shkrete./ Porta troket. Troket, troket./
    4. Dhe ja nje nate me ngrice, nje nate dimerore/ Ne hanin tim, e para vajze trokiti lehte./ Ish nje trokitje e ndryshme dhe cuditshme./ Tek qelqet e dritares, dicka u thye perjete./
    Une hapa porten./ Ajo hyri ngadale./ Kokulur, duke hedhur pas leshtrat e renda./ Une i mahnitur veshtroja kristalet e bardha / Te debores, qe i ndritnin mbi koken e geshtenjte./
    Keshtu i ngjante zemra ime nje hani,/ Hapur cdo ore dhe per kedo./ Por hyri nje dite kjo vajze mes tufanit / Dhe te tjereve porten ua mbylli ajo./
    Qendruam se bashku shume jave e shume muaj,/ U deshem,/ Dhe si u deshem , e ditem vetem ne./Por nje nate, me veladone ne supe dhe flakadaj ne duar / Trokiten tek hani: ungjij, besim e fe./
    Dhe erdhi nje dite,/ Nje dite vjeshte e qete,/ Zogjte iknin dhe lulet vyshkeshin./ Ate vajze e moren,/ Iku e shkoi perjete./ Era porten gjyseme te hapur perplasete,/ Ku bravat ndryshkeshin./
    Veshtroja fushat e hapura si floket e saj,/ Rete e hutuara,/ Qiellin me ere./ Nje mbremje, tek udha e madhe dala pastaj,/ Tunda fenerin prape,/ Ndolla shtegtare te tjere./
    Dhe porte e vjeter kerciti prape,/ Dhe erdhen enderra dhe dashuri te ra. / Era frynte tek hani me nje vershellime te thate,/ Tundte tabelen prej llamarine:/ “Vende nuk ka”.
    Bujtnin gjithmone,/ Ngroheshin tek vatra/ Udhetaret e lodhur, te mire e te liq,/ Endrra te pasterta dhe ndonjehere te papasterta/ Uleshin e rrinin kembekryq. /
    Po nje prej tyre, si nuk mbeti valle,/ Te bisedonte gjate me shpirtin tim./ Kaluan muaj dhe vite./ Ne hanin tim/ Porta trokiste rralle edhe me rralle./
    Po rritesha / E ndjeja cda agim/ Rinine, qe afronte plot drite dhe ere./ Keshtu erdhi nje dite,/ Brsktisa hani e feminise./ Brava edhe sot ndryshket ne dere./ Ika andej nje mengjes / Me endrren me te bukur nje pranvere./
    I lashe prapa gjithe endrrat per t’u bere/ Furrxhi, kusar, pirat, apo gjeneral. / Deshta te perqafoj boten e gjere./ Atdheut desha t’i shtoj nje breng apo nje mal./
    Ika,ika./ Lamtumire, han, lamtumire./ U nisa me te fejuaren e re, rruges se gjate, qe s’njeh kufi ./ Une i kam hedhur doren mbi supe,/ Ajo mua, doren per mezi,/ Ecim udheve te jetes te dy,/ Une dhe e bukura poezi./

    Mbeten pa u shkruar pjesa 5 dhe 6 e poemes ANKETE te I.Kadare

  2. RAMA SÙOER SUPER KRIMINEL DHE KRIMINELAT QE E NDJEKIN PAS
    SHQIPERISE KRIMINEL RAMA I KA VEN ZJARRIN. SHQIPERISE
    POPULLI FLE GJUME BASHKE ME XA PALACO SI LUL ZAGARI VDEKESHIN KETA O ZOT LEGENAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *