• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ka urdhëruar Ballën të arrestojë kreun e PD-së në Kashar

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar ministrin e Brendshëm, Taulant Balla të arrestojë kreun e PD-së së degës së Kasharit.

“Sot, Edi Rama ka urdhëruar Taulantin me 5 mbiemra të arrestojë kryetarin e degës së PD të zonës së Kasharit, zotin Arsen Valisi. Paralajmëroj Ballën të lirojë menjëherë dhe të mos provokojë se absolutisht çdo ditë e tij në qeli, do jenë vite burgu për ty.

Ndaj dhe le të vazhdojmë ne, të pamposhtur në këtë betejë përcaktuese, vendimtare për fatin tonë. Për fatin e fëmijëve tanë, për fatin e Shqipërisë. Në qoftë se pranojmë që Bashkia e Tiranës të jetë strofulla e krimit, ku Erion Veliaj me drejtorë të vjedhë 100 përqind paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Në qoftë se pranojmë që kryeministria të jetë strofulla e krimit, ku Edi Rama të drejtojë klanet mafioze shqiptare, në Shqipëri, Ballkan, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, kudo në botë. Historia kurrë nuk do të na e falë” – tha Berisha që nuk i kurseu akuzat ndaj Taulant Ballës.

“Këto ditë një nga eksponentët më kryesorë të trafiqeve të drogës, të porositjes së vrasjeve, të lidhjeve të tmerrshme me bandat Shkodër, Krujë, Elbasan, Durrës, Taulanti me 5 mbiemra, rrah gjoksin se vetëm në një ditë policia thotë arrestoi 600 qytetarë. A nuk është ky një terror masiv ndaj shqiptarëve nga një grusht kriminelësh me pushtet?

Qytetarë dhe qytetare, ky që rrah gjoksin se arrestoi në një ditë 600 shqiptarë, mos harroni se dy javë më parë me mercenarin Altin Dumani dhe kriminelë të tjerë përcolli për turizëm kokaine, për vrasje me porosi 7 bosët e familjeve më të madhe mafioze dhe lejtnantët e tyre pa u hyrë ferrë në këmbë.

A nuk është kjo një fytyrë e zezë e narkoshtetit në Shqipëri? Ata të cilët sjellin në Shqipëri tonelata kokaine dhe eksportojnë në Europë, ata nuk arrestohen, ata lajmërohen, ata mbrohen, ndërsa fatkëqinj, që janë viktima të veprimtarisë së tyre, arrestohen dhe plasën në burgje sikur të mos ishin qenie njerëzore.

Po ti o kriminel që mburresh se ke arrestuar 600 shqiptarë në ditë, je një porositës vrasjesh, ti je më i zi nga vrasësit e paguar, sepse ti mban karrigen e ministrit dhe zbaton porositë e kryekriminelit, e kreut të Meduzës, kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës.

Kemi të bëjmë me kriminelë, me vrasës, me banditë. Por nuk ka forcë në botë që na ndalon ne pa i mposhtur ata. Por ne jemi në këmbë për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këto banda, me këta kriminelë” – tha Berisha. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. O mavi o gruaqire ju u katandiset si mos me keq u bete te tere hajdute,kriminela.trafikante o rrace qire,lere Stresin dhe Sali LUSHEN se ata ta shkerdhejne pragun po ta gjeten adresen qe llomotit kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *