• |
ide | kryesore

La Repubblica/ Orët në komisariat të dy të rinjve që protestuan kundër Ramës dhe Melonit

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama meloni duce


Gazetata italiane e së majtës La Repubblica në artikullin e gjatë që i ka kushtuar fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane që Giorgia Meloni bëri në Shëngjin ka pasqyruar edhe incidentin me dy të rinj shqiptarë që patën një ide të veçantë ndërkohë që zhvillohej takimi i dy kryeministrave. Arlinda Lleshi dhe Edison Lika përfunduan në polici vetëm se vendosën të shprehnin protestën e tyre përmes një provokimi.

Ata u ngjitën një majën e një pallati mbi portin ku do të vendoset kampi për pritjen e refugjtëve të kapur në det nga anijet patrulluese italiane dhe ndërkohë që zhvillohej ceremonia e dy kryeministrave lëshuan një parrullë ku 5 nëntori i vitit 2023, dita e nënshkrimit të protokollit Rama Meloni, krahasohej me 7 prillin e 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Sikur ajo banderolë e varur në mur të mos mjaftonte ata kishin vendosur edhe një altoporlant nga i cili buçiste zëri i Benito Musolinit, në fjalimin e famshëm ku ai shpall dhënien e kurorës së mbretit të Shqipërisë monarkut Italian Vitorio Emanueli (video poshte).

Në fakt, provokimi inteligjent i dy të rinjve ishte i gjetur. E pasa sepse kryeministrja italiane drejton një parti post fashiste e cila njihet si pasardhësja direkte e këmizhëzinjve të Duçes. E dyta sepse protokolli i firmosur nga dy kryeministrat i njeh Italisë sovranitet të plotë mbi një pjesë të territorit sovran shqiptar.

LEXO ME TEJ:

Shkrimi në “Domani” që acaroi Ramën: Emigrantët në bastionin e klaneve

Por, shkruan La Repubblica kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak policisë shqiptare e cila i hoqi nga vendi ku kishin zgjedhur të protestonin dy të rinjtë dhe i mbajti ata të ndaluar në komisariatin e Lezhës. “Ata na thanë se për protestën tonë nuk kishim leje por motivi i ndalimit tonë ishte thellësisht politik” i tha të përditshmes italiane Edison Lika.

Ghithësesi incidenti i dy të rinjve shqiptarë mori më pak vëmendie mediatike sesa ai i deputetit opozitar italian Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, që u përplas me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit.

“Il Fatto Quotidiano”: Rama sulmoi mediat italiane në krah të Melonit

Ligjvënësi italian mbante në dorë një letër ku shkruhej “jo Guantanamos italiane”, por ai u shty, keqtrajtua dhe u gjakos nga badigardët shqiptarë. “Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë” i tha ai kryeministres italiane e cila iu afrua për ta shpëruar nga duar e rojeve.

“Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, u dëgjua ai duke iu drejtuar Melonit.

©Lapsi.al

 

 


12 Comments

  1. Ju lutemi hidheni dhe ne youtube ketw super video.qe ta shohe gjithe bota. Dhe turp per opoziten, qe nuk i beri jehone kesaj rezistence

  2. Një protestë disi pa vend e dy të rinjve. Kësaj rradhe dera ju hap vetë nga qeveria shqiptare emigrantëve të sjellë nga Italia, këtu nuk bëhet fjalë për pushtim italian, por një politikë antishqiptare e Rames dhe politikë e gabuar antiitaliane e qeverisë Meloni, e cila i bindet rregullave diktatoriale te komunitetit europian në dëm të vetë popullit italian.

    Ktheji emigrantët e paligjshëm nga kanë ardhur – ky duhet të jetë reagimi i vetëm i çdo qeverie.

    Dhe tjetra, më mirnjohje ndaj Italisë që na hapi derën ne 1990, i jemi borxhlinj. Patjeter jo të na lërë problemet e krijuara prej vetë saj në derën tonë.

    1. Nuk mund ti kthesh dot aq kollaj sepse ne mesin e tye ka persona qe jane me te vertete ne nevoje dhe iu rrezikohet jeta po te kthehen, packa se ato jane nje pakice e vogel.

  3. Epo ky deputeti kujtoi se ishte ne Itali. Nukve di se ketu deputetet shtyhen dhe terhiqen zvarre. Madje edhe rrihen e vriten, apo porosisin vrasje

  4. “Ata kanë agjendën e Berishës. Është shumë qartë, e vetmja gjë që kërkohet është Sali Berisha. Kjo që ndodhi sot m’u duk si një funeral i mandatit të Berishës. Po vjen dita kur Berisha duhet të dorëzojë mandatin dhe e gjitha ishte parafunerali i atij mandati, i cili për fatin e keq të Shqipërisë, ka rrënuar vendin prej 30 vjetësh.Gazeta majtiste komuniste qe paguhet nga rublat ruse

  5. “Kjo çarje e PD tregon se nuk ka qenë aq e djathtë si parti, sepse do e kishte gjetur gjuhën po të kishte qenë e djathtë. E djathta në thelb nuk e pranon revolucionin. Ajo që thotë Berisha është non sens. Të thuash revolucion në të djathtën, është blasfemi. Revolucioni për natyrë është i majtë, dhe radikalisht i majtë”

  6. se dija qe te protestosh ne maje te pallatit pa zene asnje rruge e pa penguar askend u dashka te marresh leje ………aq me teper qe eshte nje proteste krejtesisht jo e dhunshme ……policia qe duam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *