• |
ide | kryesore

Lubonja: Dy janë rrugët që kanë shqiptarët përballë kësaj qeverie

Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja


Duke komentuar situatën e politike në vend, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thekson se opozita po tenton të reagojë edhe me protestat.

Në një lidhje me emisionin “Open” në News 24,  Lubonja tha se protestat e sotme duket sikur po prishin qetësinë, por “nëse kthehemi në atë videon e famshme “Prifti-Meta” që nuk merrej vesh ai 700 mijë dollarëshi nëse kërkonin kaq apo donin pjesë te kjo shumë, u dogj Kryeministria”.

Lubonja tha se ne nuk jemi vend normal, nuk kemi demokraci, jemi një vend ku banda më e fortë sundon dhe eleminon të tjerët.

“Kryeministri tha dje se ne jemi Shqipëria, unë jam Shqipëria, ndërsa këta të tjerët, pra ata që thonë jemi narko-shtet, qenkemi ata të zinjtë dhe ne duhet të linçohemi”, – tha Lubonja.

Ai tha se dy rrugë janë “ose duhet të nënshtrohemi ose kërkohet një kurajo e madhe shoqërore”.

“Në kushtet kur kemi pak hapësirë për të protestuar do të protestojmë. Vërtet nuk zgjidhet gjë, por as SPAK nuk e zgjidh dot, edhe sikur ata të jenë Falcone dhe Borselino.

Rruga më e mirë janë protestat e vazhdueshme, sikundër ndodh në vendet demokratike. Njerëzit duhet të dalin e të reagojnë. Kjo ka ndodhur edhe në Itali, e mbani mend se çfarë i ndodhi Kraksit”, – tha Lubonja. 


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *