• |
ide | kryesore

Rita Ora: Miqtë e mi, xheloz për romancën me Taika-n

Paparazzi, Slider


Rita Ora ka folur së fundmi pa doreza për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, si dhe “xhelozinë” e miqve për të.

“Shumë nga miqtë dhe të njohurit e mi më kanë telefonuar duke thënë se më kanë zili për burrin tim. Mendoj se e njohin atë dhe e dinë se si është Taika”, zbuloi këngëtarja në poscastin, “Table Manners”. “Ne qeshim gjatë gjithë kohës”.

Rita vazhdoi të tregojë detaje nga romanca  me regjisorin duke u shprehur se fillimisht e adhuronte bashkëshortin dhe se ai e dinte se ajo është e çmendur pas tij.

E adhuroja por nuk mendoja se ndiente të njëjtën gjë për mua sepse Taika e dinte që isha e çmendur pas tij. Bota e filmit është ndryshe nga bota e muzikës”, tha Ora, duke shtuar se Taika është më serioz se njerëzit që ka njohur në jetë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *