Pas debutimit të shëmtuar mes Skënderbeut dhe Partizanit, jo për anën sportive por për incidentet në tribuna, e gjithë vëmendja është përqendruar tek rikthimi në skenën që ka rëndësi e Tiranës. 24 herë kampionët pas turpërimit të rrëzimit nga Kategoria, është kthyer për të shpalosur ambicjen dhe kthyer dominimin e munguar prej një dekade në kryeqytet.
Ze Maria debuton gjithashtu në Superiore dhe sfida me Kamzën është një test për të mos u humbur. Në Selman Stërmasi, në orën 19.45 bardheblutë do të kenë përballë një kundërshtar në letër të kalueshëm, por që kanë investuar jo pak në këtë merkato, për të mos patur stresin e vitit të shkuar, kur rrezikuan rrëzimin deri në javën e fundit.
Në fushë edhe Luftëtari, (16.45) që luan në shtëpi, pas përshtypjeve negative që la në Europa League, duhet të fitojë në radhë të parë zemrën e tifozëve. Për ta bërë këtë gjirokastritët kanë nevojë të kalojnë të sapongjiturit në Superiore Kastriotin, por duke treguar një performancë ndryshe nga ajo që bënë në Europë.